Takimi me kandidatet në Tiranë, Berisha: “Fushata e Trump ishte leksioni kundër censurës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një takim me kandidatët femra për deputete në Tiranë, ka akuzuar mediat kombëtare se po censurojnë opozitën. Ai sulmoi katër televizionet kryesore, që sipas tij funksionojnë si një zë i vetëm në shërbim të qeverisë.

Ai tha se garanton se opozita do t’i tejkalojë me mobilizim dhe me kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët. Nga ana tjetër ai kërkoi që të tejkalohet kjo situatë duke takuar sa më shumë njerëzit, duke shtuar takimet me njërëzit.

“Ne përballemi me vështirësi të shumëllojta, por kur jemi në fushatë elektorale, ajo që është më seriozja, është censura. Ju, mediat iu censurojnë. Opozitën, katër TVSH-të bis e censurojnë. Këtu nuk merr vesh kush është TVSH është TVSH apo Top-TVSH, pra janë të gjitha një konglomerat kush e kush të censurojë më shumë opozitën dhe kush e kush t’i shërbejë më shumë qeverisë dhe favoreve që ajo u bën. Fjala është kryesisht për mediat kombëtare. Por historia ka treguar se sado e fortë të jetë kjo censurë, përsëri është e kapërcyeshme. Dhe është e kapërcyeshme vetëm me takime me njerëzit”.

“Fushata e fundit e presidentit Donald Trump ka leksionin më të madh të saj, takimin me njerëzit. Ai kishte një censurë të jashtëzakonshme, në tërësi nga të gjitha ato që quhen mainstream media, përveç njërit që ishte i lëkundur. E keni parasysh se kishin vendosur gjigantët e rrjeteve sociale censurën. Dhe atë censurë e kishin kryesisht për Trump”, – tha Berisha. m.p.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV