E nisi që 14 vjeç, e reja kineze rrëfehet se ka bërë 100 operacione plastike: Nuk ndalem

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Abby Wu ishte vetëm 14 vjeç kur kreu operacionin e saj të parë estetik. Pas marrjes së trajtimit hormonal për një sëmundje, pesha e Abby u rrit nga 42 kg në 62 kg për dy muaj. E mitura po përgatitej për të dhënë një dramë dhe mësuesja i tha se duhet të humbiste peshë për t’u përshtatur me rolin.

Nëna e Abby-t e çoi vajzën atë për të bërë liposuksion për të hequr dhjamin nga barku dhe këmbët. Abby kujton fjalët e nënës së saj teksa priste në klinikë: “Vetëm ji e guximshme dhe ec brenda. Do të bëhesh e bukur sapo të dalësh”.

Operacioni ishte traumatik. Abbyt iu dha vetëm anestezi e pjesshme dhe ishte e vetëdijshme gjatë gjithë kohës.

“Unë mund të shihja se sa yndyrë ishte nxjerrë nga trupi im dhe sa gjak po humbja”, kujton ajo.

Tani 35 vjeç, Abby ka bërë më shumë se 100 ndërhyrje, që kushtojnë gjysmë milioni dollarë. Ajo zotëron një klinikë bukurie në qendër të Pekinit dhe është bërë një nga fytyrat më të njohura të kirurgjisë plastike në Kinë.

Por operacionet kanë ardhur me një kosto fizike. E ulur para një pasqyre brenda apartamentit të saj luksoz në Pekin, ajo lyen butësisht mavijosjet e krijuara nga një injeksion i fundit për dobësimin e fytyrës, një procedure që ajo i nënshtrohet çdo muaj për të ndihmuar që fytyra e saj të duket “më e fortë dhe me formën e dëshiruar” pasi gjatë tre operacioneve për zvogëlimin e nofullës, mjekët i kanë hequr shumë kocka.

Por ajo këmbëngul se nuk është penduar për operacionet dhe beson se nëna e saj mori vendimin e duhur gjithë ato vite më parë. “Kirurgjia funksionoi. Unë u bëra më e sigurt dhe më e lumtur, dita ditës. Mendoj se mamaja ime bëri thirrjen e duhur”, shprehet Abby.

Lexo edhe :  E Premtja e Madhe/ Rituali i të krishterëve, udhëtimi i fundit i Krishtit në kryq

Dikur e parë si tabu, kirurgjia plastike ka shpërthyer në popullaritet gjatë 20 viteve të fundit në Kinë, e nxitur nga rritja e të ardhurave të disponueshme dhe ndryshimet në qëndrimet sociale, kryesisht të nxitura nga mediat sociale. Çdo vit, 20 milionë kinezë paguajnë për procedurat estetike. m.p.

Të fundit

Bill Gates: Njerëzit nuk kanë lindur për të punuar!

Ish-CEO i Microsoft, Bill Gates, ka deklaruar së fundmi se “njerëzit nuk kanë lindur për të punuar”, duke ngritur...

Durrës, prostitucion dhe kërcënim me foto intime, në pranga tre persona

Operacioni policor ‘Last Threat’ është finalizuar në Durrës me arrestimin e tre personave. Nga materialet e dokumentuara, u arrestuan një shtetas 40 vjeçar, një...

“Janë çyryk”/ Rama: Burrat dibranë s’janë fyer, do t’i shihni në zgjedhje!

Deklarata e kryeministrit Edi Rama një javë më parë në Dibër, ku vendosi theksin te forca e votës së grave dhe vajzave për Partinë...

Gjyqi për shpifje, shtyhet përballja mes Albana Vokshit dhe Vilma Nushit

Seanca për shpifje në Gjykatën e Posaçme midis deputetes demokrate Albana Vokshi dhe biznesmenes Vilma Nushi është shtyrë sërish. Shkak për shtyrjen e seancës...

“Nuk i shesim as për 150 mln euro”, zbulohet lista e lojtarëve të paprekshëm te Bayern

Bayern ka nisur punën për merkaton e verës dhe po bëhet gati për një revolucion me transferime të bujshme. Gazeta BILD shkruan se klubi...

Lajme të tjera

Web TV