Vota e diasporës, Balla paralajmëron kompaninë postare: Të respektojë kontratën me KQZ!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla, ndodhet në Selanik, ku pa nga afër në zyrat e postës DHL procesin e shpërndarjes së fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Balla theksoi se vota e diasporës është një moment historik për Shqipërinë europiane dhe i bëri tirrje operatorit DHL të respektojë  kontratën me KQZ, pasi sipas tij nuk do të tolerohet asnjë sorollatje për bashkëatdhetarët në diasporë.

“Kompania ndërkombëtare DHL duhet të përmbushë një më një detyrimin që ka nga kontrata me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pra me shtetin shqiptar. Nuk mund të tolerojmë asnjë sorollatje të bashkatdhetarëve. Kemi paguar si shtet postën vajtje-ardhje dhe duam shërbimin siç duhet ta garantojë reputacioni ndërkombëtar i kësaj kompanie dhe të mos shfajësohet pas nënkontraktorëve.”

Në deklaratën e tij nga Selaniku, Balla njofton se çdo qytetar ka të drejtën të zgjedhë vetë orën dhe vendin e dorëzimit përmes linkut që u është dërguar dhe u kujton se posta është e parapaguar nga shteti shqiptar.Në rast se qytetarët nuk arrijnë ta marrin në dorëzim në përpjekjen e parë, postierët do të bëjnë deri në dy tentativa të tjera për t’i kontaktuar.

“Më shumë se gjysma e fletëve të votimit në diasporë kanë mbërritur tek ju.

Shërbimi postar DHL ose nënkontraktorët po ju njoftojnë me një SMS ose email për t’ju informuar se dërgesa nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbërritur (pra zarfi me fletën e votimit).

Ju mund ta ndryshoni dhe ta caktoni vetë datën dhe orën e dorëzimit sipas kohës dhe mundësisë tuaj, në linkun që DHL ju ka dërguar me SMS ose me email. Klikoni linkun dhe ndiqni instruksionet.

Lexo edhe :  Reforma e administratës publike, po bëhen gati detajet e fundit

Ju mund të shkoni ta tërhiqni në zyrën më të afërt apo një zyrë që e caktoni ju të shërbimit postar DHL.

Në rast se ju nuk e keni parë mesazhin SMS apo email, postieri do të tentojë edhe dy herë të tjera të lidhet me ju për dorëzimin e zarfit.”

Në përmbyllje të mesazhit, Balla falënderoi votuesit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen që po i japin demokracisë shqiptare dhe rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke e mbyllur me mesazhin politik: “Vetëm me Edin dhe PS.”/e.t

Të fundit

Pse kaq shumë aksidente?! Policia jep shpjegimet

Qarku i Fierit rezulton më i prekuri nga aksidentet, nga të cilat vetëm gjatë këtij muaji, në 16 ngjarje,...

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Bankat në vend fituan gati 18 miliardë lekë apo rreth 180 milionë euro në gjysmën e parë të vitit. Shuma që 11 institucionet financiare...

Me SIGAL dhe siguracionin KASKO, udhëtimi juaj bëhet më i sigurt

Çdo drejtues automjeti papritur mund të bëhet pjesë e një aksidenti rrugor. Vetëm shërbimi i ambulancës raporton mesatarisht 13 aksidente në ditë. 300 aksidente...

Rama ndan foto nga nisma për pastrimin e plazheve

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje ku qytetarë dhe turistë i janë bashkuar vullnetarisht nismës për pastrimin e plazheve në Shqipëri. Në postimin e...

I gjendet kokainë në makinë, policia italiane arreston 21-vjeçarin shqiptar

Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 28 doza kokainë të gatshme për shitje. Sipas raportimeve, i riu...

Lajme të tjera

Web TV