Zgjedhjet 2025/ Nisin akuzat për presion votash nga grupet kriminale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta lidhur me kërcënimët sipas tij që po ju bëhen qytetarëve për të votuar Partinë Socialiste. Ai i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të ndalojë grupet kriminale në tre qarqet më të rëndësishëm siç është Tiranë, Elbasani dhe Durrësi.

Në një takim elektoral me banorët e zonës Vorë-Kashar, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lëshoi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe grupeve kriminale që, sipas tij, po kërcënojnë qytetarët për të ndikuar votën në zgjedhjet e 11 majit. Ai e cilësoi kryeministrin Edi Rama si “delinkuent” dhe e akuzoi se po përdor banda për të manipuluar rezultatin elektoral, ndërsa paralajmëroi se do i shpallë organizata terroriste pas zgjedhjeve. Ai akuzoi drejtpërdrejt grupin kriminal Xhabafti, të njohur në këtë zonë, se po ushtron presion mbi qytetarët për të votuar për qeverinë. “Dëgjoni ju Xhabaftë, ju kriminelë që kërcënoni njerëzit për votë: vend mbi tokë nuk do keni. Do ju shpall organizata terroriste dhe do përgjigjeni para ligjit. Forca e shtetit do jetë e pamëshirshme ndaj jush, në Vorë, Durrës, Elbasan dhe kudo tjetër ku vidhni me mbështetjen e qeverisë”, shtoi ai. Shefi i Opozitës e ka quajtur Ramën e ka quajtur një lojtarë për të tërhequr vëmendje. “Bëhet sikur është kloun, por qëllimi i tij është të tërheqë vëmendjen nga vjedhjet dhe shpopullimi i vendit. Bën sikur do gratë në takime, por ato të parat do ia japin përgjigjen për fëmijët që i largoi nga Shqipëria”, deklaroi Berisha nga podiumi në Vorë. Sipas Berishës, pas 11 majit, qeveria e ardhshme do të ndërmarrë një reformë të thellë territoriale. Ai u zotua se Kashari do të marrë statusin e një prej bashkive më të rëndësishme të vendit, duke u kthyer në një pol zhvillimi dhe mundësish për të rinjtë. “Garantoj Kasharin se do bëhet një nga bashkitë kryesore të Shqipërisë. Do hapen mundësi të reja për punësim, shpresë dhe një jetë tjetër në këtë vend”, përfundoi Berisha, duke e lidhur betejën elektorale të 11 majit me një përballje për dinjitetin dhe të ardhmen e vendit.

Bardhi për presionin ndaj bizneseve

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka vijuar me tonet e forta ndaj mazhorancës nga Fieri, duke u ndalur këtë herë te emrat që sipas tij përfaqësojnë “ekipin personal” të zëvendëskryeministres Belinda Balluku në këtë qark. “Balluku ka sjellë në Fier jo përfaqësues të qytetarëve, por shokët e saj për t’u dhënë imunitet parlamentar, me shpresën se do i shpëtojë nga burgu,” deklaroi Bardhi, duke përmendur konkretisht kandidaturat e Ceno Klosit dhe Klevis Jahajt. Ai akuzoi Ceno Klosin, ish-drejtor i Tatimeve, si njeriun që terrorizonte biznesin e ndershëm me gjoba korruptive, ndërsa për Klevis Jahajn tha se ka lënë Mallakastrën në harresë, pa asnjë investim, me mungesë të theksuar të ujit të pijshëm. “Klevis Jahaj është kujdesur vetëm për tendera korruptivë e klientelistë. Kam dhe një këshillë për të: ndryshoje mallin dhe ule dozën, se shtyllat e Mallakastrës nuk ta kanë fajin që i përplas përditë me makinë,” u shpreh Bardhi, në një deklaratë me tone ironike dhe të drejtpërdrejta

Lexo edhe :  Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta lidhur me kërcënimët sipas tij që po ju bëhen qytetarëve për të votuar Partinë Socialiste. Ai i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të ndalojë grupet kriminale në tre qarqet më të rëndësishëm siç është Tiranë, Elbasani dhe Durrësi.

Në një takim elektoral me banorët e zonës Vorë-Kashar, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lëshoi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe grupeve kriminale që, sipas tij, po kërcënojnë qytetarët për të ndikuar votën në zgjedhjet e 11 majit. Ai e cilësoi kryeministrin Edi Rama si “delinkuent” dhe e akuzoi se po përdor banda për të manipuluar rezultatin elektoral, ndërsa paralajmëroi se do i shpallë organizata terroriste pas zgjedhjeve. Ai akuzoi drejtpërdrejt grupin kriminal Xhabafti, të njohur në këtë zonë, se po ushtron presion mbi qytetarët për të votuar për qeverinë. “Dëgjoni ju Xhabaftë, ju kriminelë që kërcënoni njerëzit për votë: vend mbi tokë nuk do keni. Do ju shpall organizata terroriste dhe do përgjigjeni para ligjit. Forca e shtetit do jetë e pamëshirshme ndaj jush, në Vorë, Durrës, Elbasan dhe kudo tjetër ku vidhni me mbështetjen e qeverisë”, shtoi ai. Shefi i Opozitës e ka quajtur Ramën e ka quajtur një lojtarë për të tërhequr vëmendje. “Bëhet sikur është kloun, por qëllimi i tij është të tërheqë vëmendjen nga vjedhjet dhe shpopullimi i vendit. Bën sikur do gratë në takime, por ato të parat do ia japin përgjigjen për fëmijët që i largoi nga Shqipëria”, deklaroi Berisha nga podiumi në Vorë. Sipas Berishës, pas 11 majit, qeveria e ardhshme do të ndërmarrë një reformë të thellë territoriale. Ai u zotua se Kashari do të marrë statusin e një prej bashkive më të rëndësishme të vendit, duke u kthyer në një pol zhvillimi dhe mundësish për të rinjtë. “Garantoj Kasharin se do bëhet një nga bashkitë kryesore të Shqipërisë. Do hapen mundësi të reja për punësim, shpresë dhe një jetë tjetër në këtë vend”, përfundoi Berisha, duke e lidhur betejën elektorale të 11 majit me një përballje për dinjitetin dhe të ardhmen e vendit.

Bardhi për presionin ndaj bizneseve

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka vijuar me tonet e forta ndaj mazhorancës nga Fieri, duke u ndalur këtë herë te emrat që sipas tij përfaqësojnë “ekipin personal” të zëvendëskryeministres Belinda Balluku në këtë qark. “Balluku ka sjellë në Fier jo përfaqësues të qytetarëve, por shokët e saj për t’u dhënë imunitet parlamentar, me shpresën se do i shpëtojë nga burgu,” deklaroi Bardhi, duke përmendur konkretisht kandidaturat e Ceno Klosit dhe Klevis Jahajt. Ai akuzoi Ceno Klosin, ish-drejtor i Tatimeve, si njeriun që terrorizonte biznesin e ndershëm me gjoba korruptive, ndërsa për Klevis Jahajn tha se ka lënë Mallakastrën në harresë, pa asnjë investim, me mungesë të theksuar të ujit të pijshëm. “Klevis Jahaj është kujdesur vetëm për tendera korruptivë e klientelistë. Kam dhe një këshillë për të: ndryshoje mallin dhe ule dozën, se shtyllat e Mallakastrës nuk ta kanë fajin që i përplas përditë me makinë,” u shpreh Bardhi, në një deklaratë me tone ironike dhe të drejtpërdrejta.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV