Pse Mark Zuckerberg mund të detyrohet të shesë Instagram dhe WhatsApp?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania Meta, në pronësi të Mark Zuckerberg, është duke u përballur me një gjyq vendimtar në SHBA, që mund të çojë në ndarjen e saj nga platformat Instagram dhe WhatsApp.

Procesi gjyqësor nisi më 14 prill, pas një hetimi gjashtëvjeçar nga Komisioni Federal i Tregtisë (FTC), që pretendon se Meta ka shkelur ligjet e konkurrencës.

Sipas padisë, Meta përdori praktika antikonkurruese për të mbrojtur dominimin e saj në tregun e rrjeteve sociale personale. FTC pretendon se blerjet e Instagram më 2012 dhe WhatsApp më 2014 ishin mënyra për të eliminuar kërcënimet konkurruese ndaj Facebook. Në dokumente citohet një email i Zuckerberg nga viti 2008 ku thuhet: “Është më mirë të blesh sesa të konkurrosh”.

Për më tepër, Meta akuzohet se ka vendosur kushte kufizuese për zhvilluesit që përdorin platformën e saj, në mënyrë që të frenojë rritjen e konkurrentëve potencialë. FTC argumenton se kjo sjellje ka dëmtuar përdoruesit, duke kufizuar zgjedhjen, cilësinë dhe inovacionin në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, Meta i është përgjigjur akuzave me një deklaratë publike ku i konsideron pretendimet e FTC-së si të dobëta dhe të shkëputura nga realiteti. Jennifer Newstead, drejtuese e çështjeve ligjore në Meta, theksoi se tregu i rrjeteve sociale është shumë më kompleks dhe përfshin konkurrentë si TikTok, YouTub, iMessage dhe X.

Sipas saj, Instagram ka përfituar nga blerja nga Meta dhe ofron një përvojë më të mirë për përdoruesit. Megjithatë, nëse Meta humbet procesin, Zuckerberg mund të detyrohet të shesë Instagram dhe WhatsApp – një vendim që do të kishte pasoja të mëdha për të ardhmen e rrjeteve sociale globale./E.Ç

Të fundit

Kopshti zoologjik kërkon të dhuroni kafshët shtëpiake si ushqim për grabitqarët

Një kopsht zoologjik në Danimarkë ka vendosur të bëjë thirrje publike për një “donacion ndryshe”. Ai po kërkon kafshë shtëpiake...

Inter humb durimin me Lookman, dalin dy pista të reja në merkato

Duke parë rezistencën e Atalantës që nuk lejon largimin e Ademola Lookman tek Inter, drejtuesit e klubit zikaltër nuk po rrijnë më duarkryq dhe...

Parashikimi i Baba Vangës për alienët për vitin 2025/ Disa besojnë se po bëhet realitet

Baba Vanga, një parashikuese bullgare e ndjerë që ndërroi jetë më shumë se një çerek shekulli më parë, mbetet një trend aktiv në rrjetet...

Maks Vershtapen përgatitet të lëshojë fronin

Çmimi i Madh i Hungarisë në Formula 1 nuk shkoi aspak mirë për kampionin në fuqi të botës, Maks Vershtapen. Piloti i Red Bullit...

Izraeli planifikon pushtim të plotë të Gazës, Zyra e Benjamin Netanyahut jep njoftimin

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu thirri sot një takim të kufizuar sigurie, sipas mediave në vend, por mbledhja e kabinetit të sigurisë mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV