Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “Kayo” do të merret me trajnimin e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO, shoqëria shtetërore që do të merret me prodhimin dhe tregtimin e armëve. Vendimi është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare.

“Qëllimi i këtij vendimi është përcaktimi i kornizës së përgjithshme të kushteve të negociimit të “KAYO” me subjekte private për sigurimin e bashkëpunimit për ngritjen e kapaciteteve për ofrimin e programeve të edukimit dhe trajnimit të pilotëve të helikopterëve e të kontrollorëve tëfluturimit, në përputhje me objektivat e Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes dhetë Strategjisë së Zhvillimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Subjektet private mund të jenë vendase ose të huaja, të cilat përmbushin kriteret ligjore e teknike për ngritjen e kapaciteteve për ofrimin e programeve të edukimit e të trajnimit.

“Shoqëria shtetërore “KAYO” negocion çmimin e udhëhequr nga parimi i sigurimit të kushteve më të mira të kontratës, në përputhje me kërkesat operacionale dhe leverdisshmërisë ekonomike. “KAYO” në çdo rast, mbetet pronar i objekteve që do të ndërtohen, në funksion të ofrimit të programeve të edukimit dhe trajnimit”.

Për trajnimin e pilotëve dhe kontrollorëve do të përdoren simulatorë fluturimi dhe helikopterë mësimorë. Gjithashtu, kompania shqiptare për prodhimin dhe tregtimin e armëve do të bashkëpunojë me shoqëri të specializuara për trajnimin e trajnerëve për programin e përgatitjes, për trajnimin e kontrollorëve të fluturimit, si dhe pilotëve ushtarakë e civilë.

“E drejta e menaxhimit e strukturave të krijuara, me qëllim ofrimin e programeve të edukimit dhe trajnimit të pilotëve të helikopterëve e të kontrollorëve të fluturimit, nuk mund të ofrohet gjatë negocimit dhe mbetet, në çdo rast, e drejtë e shoqërisë shtetërore “KAYO”.

Për zhvillimin e programeve të trajnimit, KAYO mund t’i ofrojë subjektit privat, infrastrukturën e nevojshme të sigurisë dhe garantimin e sigurisë në të gjitha strukturat ku ofron trajnimin apo pasuri të paluajtshme./E.S

Të fundit

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, zbulohet arsyeja

Një rrezik i pazakontë mund të vijë nga hapësira në të ardhmen e afërt. Sipas një studimi të udhëhequr...

Shpëtimi vjen nga PD, jo nga PPE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, qartësisht po kërkon të “ndërkombëtarizojë” pretendimet se zgjedhjet e 11 majit u manipuluan që në gjenezë nga qeverisja,...

Dështoi te Bayern, Juventusi e fton në Torino për një revolucion në merkato

Juventusi po planifikon një revolucion total për sezonin e ardhshëm futbollistik. Klubi italian raportohet se do t'i besojë Hasan Salihamidzic, ish-drejtor i Bayern, sipas Tuttosport....

DHL më fund kthen përgjigje për akuzat me votën e diasporës

Kompania postare DHL ka reaguar për herë të parë në lidhje me procesin e transportit të votave të diasporës shqiptare për zgjedhjet e 11...

“Partinë Demokratike e trashëgon vetëm një familjar i Berishës”

Sa të jetë Sali Berisha në krye të partisë, PD nuk vjen kurrë në pushtet. Dhe ata që guxojnë t’i dalin kundër nga brenda...

Lajme të tjera

Web TV