I shpëtoi një atentati, ekzekutohet në mes të ditës një prej liderëve të mafies greke!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vrasje mafioze ka ndodhur mesditën e kësaj në enjteje në Greqi, ku në zonën e Halkandrit është ekzekutuar Georgios Moschouris, i cili konsiderohej nga autoritetet greke si një prej liderëve të mafies greke.

Moschouris, i njohur me nofkën “Thamnaki”, sapo ishte dalë nga një qendër private mjekësore kur persona të paidentifikuar që udhëtonin me një automjet, u afruan dhe e qëlluan me kallashnikov.

Ai raportohet se ka marrë plumba të shumtë, disa prej të cilëve e goditën në fytyrë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e krimit u gjetën disa gëzhoja plumbash, ndërsa pak më vonë u gjet një automjet i djegur në zonën e Patimës së Halkandrit, i cili dyshohet se ishte automjeti që përdorën autorët për të kryer krimin dhe për të ikur nga vendngjarja.

Policia po shqyrton arsyen e atentati dhe konfiktet e Moschouris, i cili i kishte mbijetuar një atentati të vitit 2020 në Voula, përballë një pastiçerie të njohur.

Zona është rrethuar nga policia dhe hetimet për gjetjen dhe kapjen e autorëve janë në zhvillim e sipër. Policia gjithashtu mësohet se po mbledh prova nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e dëshmitarëve, për të krijuar një panoramë të plotë të rrugës së ekzekutorëve./E.S

Të fundit

Zbulohet dashuria e parë e Papa Françeskut. “Nëse nuk martohem me ty…”

Ndërsa bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të hënën e Pashkëve në moshën 88-vjeçare, një...

Edmond Spaho: PS shpërndan miell për vota në Maliq! Reagon kisha: Janë ndihma humanitare

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka denoncuar se Partia Socialiste u shpërndanë qytetarëve në Maliq miell në këmbim të votës. Sipas tij, shpërndarja...

Pas Big Brother VIP, zbuloni ku do ta shohim Egli Takon në ekranin e Top Channel!

Spektakli "Portokalli" ka ardhur në sezonin e 43-të, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm, sepse prej vitesh na...

PD prezanton kandidatët në qytetin e Kavajës, Elmar Brook: Ta heqim Ramën!

Partia Demokratike dhe aleatët e saj prezantuan sot në Kavajë kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sali Berisha...

Rama porosi vajzave shkodrane mes batutave: Nëse keni simpatizant demokrat me mend…

Kryesocialisti Edi Rama pati një tjetër moment pikant me të rinjtë e Shkodrës në fund të fjalës së tij gjatë takimit. Ai përsëriti porosinë për...

Lajme të tjera

Web TV