Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut, duke e konsideruar një tallje me qytetarët mënyrën si ai trajton procesin e reformës në drejtësi.

Shehaj sulmoi Ramën që merr meritën për ngritjen e drejtësisë së re, ndërkohë që në listat e Partisë Socialiste ka kandidatë të hetuar nga SPAK.

“Edi Rama thotë ‘Drejtësinë e bëra unë’. Po si e mbështet drejtësinë ai, kur në lista ka kandidatë të hetuar nga SPAK, nga vetë Dumani?”, u shpreh Shehaj.

Ai theksoi se kjo është një nga kundërshtitë më të mëdha morale dhe politike në vend, sepse të njëjtët njerëz që drejtësia i heton për korrupsion, promovohen sërish si përfaqësues të qeverisë.

“Nëse ka dikush që e di se kë po heton SPAK, është pikërisht Dumani. Dhe Rama i njeh këto hetime, por prapëseprapë i fut në lista për deputetë. Kjo është tallje me shqiptarët,” deklaroi ai.

Shehaj e mbylli mesazhin duke thënë se nuk mund të ketë drejtësi të vërtetë nëse njerëzit që po hetohen për korrupsion promovohen politikisht nga i njëjti kryeministër që pretendon se e ka krijuar këtë drejtësi.

Agron Shehaj ka bashkëthemeluar Partinë Mundësia dhe në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit garon me numrin 10 në fletën e votimit.

Në fushatën e tij elektorale, Shehaj është fokusuar në takimet me qytetarët dhe bizneset, të cilave u ka premtuar se angazhimi i Partisë Mundësia është t’u heqë shqiptarëve shtetin nga kurrizi, përmes shkurtimit të taksave si dhe tkurrjes së administratës, që do të sjellë dhe kursim të 1 miliard eurove, me qëllim kthimin e këtyre parave në xhepat e qytetarëve./E.S

Të fundit

Zbulohet dashuria e parë e Papa Françeskut. “Nëse nuk martohem me ty…”

Ndërsa bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të hënën e Pashkëve në moshën 88-vjeçare, një...

Edmond Spaho: PS shpërndan miell për vota në Maliq! Reagon kisha: Janë ndihma humanitare

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka denoncuar se Partia Socialiste u shpërndanë qytetarëve në Maliq miell në këmbim të votës. Sipas tij, shpërndarja...

Pas Big Brother VIP, zbuloni ku do ta shohim Egli Takon në ekranin e Top Channel!

Spektakli "Portokalli" ka ardhur në sezonin e 43-të, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm, sepse prej vitesh na...

PD prezanton kandidatët në qytetin e Kavajës, Elmar Brook: Ta heqim Ramën!

Partia Demokratike dhe aleatët e saj prezantuan sot në Kavajë kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sali Berisha...

Rama porosi vajzave shkodrane mes batutave: Nëse keni simpatizant demokrat me mend…

Kryesocialisti Edi Rama pati një tjetër moment pikant me të rinjtë e Shkodrës në fund të fjalës së tij gjatë takimit. Ai përsëriti porosinë për...

Lajme të tjera

Web TV