Last Updated on 14/07/2026 by Monika
Ditën e sotme në Këshillin Europian, Shqipëria ka mbyllur negociatat për tre kapituj për integrimin në Bashkimin Europian.
Ndërkohë, pas mbylljes së kapitujve, ka nisur edhe konferenca e IX-të ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi mbylljen e tre kapitujve si një gur kilometrik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.
“Ajo çfarë ndodhi tani shënon një gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë drejt BE. Sapo ramë dakord të mbyllim tre kapituj të rëndësishëm negociatorë. Ky është një vlerësim që Shqipëria po ecën përpara, reformat po japin rezultate dhe që vendi është gjithnjë e më i përgatitur për të marrë përsipër përgjegjësitë e anëtarësimit. Shqipëria jep rezultate, BE jep rezultate. Shqipëria ecën përpara dhe BE reagon për këtë. Të falenderoj Tomas, ishte shumë irlandeze “super e marta”. Uroj ta ruani këtë ambicie. Faleminderit Marta që na ke mbajtur gjithmonë në drejtim, pavarësisht pengesave. Po ne po i sjellim standardet europiane më pranë qytetarëve tanë”, u shpreh Rama ndër të tjera./mxh
