Mbi 128,000 besimtarë nderojnë Papën, Bazilika e Shën Pjetrit e hapur deri në 7 pasdite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas të dhënave nga Salla e Shtypit e Vatikanit, deri këtë mëngjes, mbi 128,000 besimtarë kanë kaluar për të nderuar arkivolin e Papës Françesku.

Pjesëmarrja vazhdoi gjatë gjithë natës, ndërkohë që Bazilika e Shën Pjetrit u mbyll vetëm nga ora 4 deri në 5:45 të mëngjesit për t’u pastruar.

Hyrja në kishë do të lejohet deri në orën 7 të pasdites. Një orë më vonë do të mbahet ceremonia për mbylljen e arkivolit prej druri.

homazhe 2

Ndërkohë, vazhdojnë takimet e kardinalëve në Vatikan, ku, siç theksohet, diskutojnë çështje që kanë të bëjnë me realitetin kishtar dhe atë botëror. Këto janë “përgatitje” dhe kontakte që lidhen drejtpërdrejt me konklavin, i cili pritet të nisë pas datës 5 maj.

Nga sot në mesditë, pritet të arrijnë në Romë liderët ndërkombëtarë që do të marrin pjesë në funeralin e Papës nesër.

Presidenti amerikan Donald Trump tha dje se “do të dëshironte të shihte të gjithë liderët që do të vijnë në kryeqytetin italian”. Megjithatë, sot në mëngjes, Shtëpia e Bardhë shpalli programin e tij zyrtar, i cili nuk përfshin ndonjë takim të drejtpërdrejtë, dypalësh./E.S

Të fundit

Mevlan Shanaj ka një mesazh për Baton Haxhiun: Mbyllja e RTSH…

Aktori i mirënjohur Mevlan Shanaj, ka reaguar pas letrës publike të analistit Baton Haxhiu dërguar drejtoreshës së Radio Televizionit...

Protestoi për pagë më të lartë, vagonisti pushohet nga puna në minierën e Bulqizës

Një prej punëtorëve të minierës së Bulqizës, i cili ishte pjesë e grupit të negociatave mes përfaqësuesve të punëtorëve dhe kompanisë Albchrome, është shkarkuar...

“200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”

I penduari i tretë në dosjen e bujshme "Plumbi i Artë", Skerdi Tasi, ka dhënë këtë të martë dëshminë e tij para Gjykatës së...

Milan-Napoli, ka nisur gara e ethshme për talentin e Serie A

Giorgio Scalvini është bërë protagonisti i fundit i një gare të zjarrtë në merkaton e verës. Sipas raportimeve të fundit nga “SportMediaset”, mbrojtësi i...

Deputetja Dhima publikon pamje nga Darëzeza, por “harron” naftën që bëhet lumë

Deputetja e PS Antoneta Dhima ka publikuar ditën e sotme disa pamje nga Darëzeza, por ajo që duket në pamjet me dron është një...

Lajme të tjera

Web TV