Rama, me të rinjtë e Shkodrës: Me Benet Becin qëlluat në kokë! Gjetëm njeriun e duhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë shkodranë, pak minuta pas fjalimit që mbajti në pallatin e sportit para grave dhe vajzave të qarkut. I shoqëruar edhe nga kandidatët dhe kryebashkiaku Benet Beci, drejtues politik i qarkut për PS njëkohësisht, kreu i mazhorancës vlerësoi energjinë e të rinjve.

“Mes energjisë së të rinjve votues për herë të parë!”, u shpreh Rama pak para se të fliste para të pranishmëve, në kuadrin e turit elektoral për zgjedhjet e 11 majit.

Kryesocialisti Rama kujtoi historinë e Shkodrës deri dy vite më parë, mes pluhurit dhe degradimit dhe atë ku gjendet tani qyteti me një transformim.

Dhe kjo sipas tij sepse PS me Benet Becin qëlloi në kokë dhe shkodranët gjithashtu me votën e tyre goditën po në kokë. Ndaj kryesocialisti përsëriti apelin e tij që shkodranët përsëri në 11 maj të “qëllonin në shenjë” duke votuar PS-në, që qyteti të zhvillohej edhe më shumë me investime dhe projekte, por edhe për ta çuar në BE.

Rama vlerësoi maksimalisht punët e deritanishme të kryebashkiakut Beci. “Në dy vjet ne kemi bërë për Shkodrën atë që është bërë në të gjitha vitet e marra së bashku. Edhe në të dhënat ekonomike ka qenë viti më i mirë ai i vjetshmi. Sapo ka filluar të bëhet atraksion turistik, ka shumë turistë që nuk vijnë si vizitorë, por posaçërisht që vijnë për Shkodrën. Nëse ka një vend që të thuash se vota nuk vlen, e ka gabim, sepse Shkodra e ktheu nga një histori degradimi, pluhuri dhe pislliku, në histori rilindjeje, është këtu. Unë besoj nga ana tjetër se ka shumë e më shumë për të bërë akoma. Në qytetet e tjera kemi nisur më herët, me Shkodrën kemi vetëm dy vjet.

Lexo edhe :  Zgjedhjet/ Berisha takim në Vorë dhe Kashar: Aleanca jonë, më madhështorja që nga 1990!

Kemi një kryebashkiak shumë të mirë, që punon dhe projekton, i ndjek projektet dhe që vazhdon të realizojë dhe kjo tregon se kemi bërë zgjedhjen më të mirë për Shkodrën, i kemi gjetur njeriun e duhur. Pyetja është a doni më shumë për Shkodrën? Atëherë votoni PS-në që të keni më shumë deputetë në Parlament, doni më shumë investime dhe zë, atëherë votoni më 11 maj për ata që të jenë pjesë e tryezës së qeverisë, vendimmarrjes”, u shpreh ai.

Dhe më tej krahasoi kandidatët e PS me ata të PD-së, ku kujtoi se te kundërshtarët ndodhet edhe një kandidat që “ndërron xhaketën” herë pas here.

Kryesocialisti bëri thirrje që ky moment historik të shfrytëzohej nga shkodranët dhe e gjithë Shqipëria, sepse PS-së i duhet një votë masive, që të mos varet nga “këneta”, për të implementuar ligjet e BE-së, arritur afatin e negociatave më 2027 dhe për t’u anëtarësuar në BE. Pasi në të kundërtën, dera e BE-së mbyllet. “Herën e kaluar thatë në djall shkoftë dhe i ratë në kokë, bëjeni përsëri”, nënvizoi ai para të rinjve. m.p.

Të fundit

Të lumtur që po gjejnë avokatë për humbjen

Mero Baze Elmar Brok, një pensionist evropian që merr honorare nga bizneset afër Berishës në Hamburg për të ardhur në...

Liverpool përgatitet për festën e titullit, çmime stratosferike për ndeshjen me Tottenham

Liverpool do të përballet me Tottenham të dielën në “Anfield”, në ndeshjen e kampionatit. Për The Reds do të mjaftojë një pikë, për të...

Pezullohet nga detyra një polic në Shkodër, ja arsyeja (Emri)

Një efektiv policie në Shkodër është pezulluar nga detyra me vendim të drejtorit të Policisë vendore në atë qytet. Bëhet fjalë për punonjësin e Policisë...

Çfarë i solli LaCivita fushatës së PD? Floriana Garo tregon një ditë të Sali Berishës

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ishte e ftuar në “Of the Record” ku foli në lidhje fushatën elektorale të Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Teksa...

“Ka porositur të vetët të flasin për moshën time”/ Berisha sfidon Ramën nga Pogradeci

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë sot në prezantimin e kandidatëve të PD për deputetë në Pogradec, në kuadër të fushatës...

Lajme të tjera

Web TV