Last Updated on 25/04/2025 by adminfjala
Partia Demokratike dhe aleatët e saj prezantuan sot në Kavajë kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sali Berisha mblodhi mbështetësit e tij jo në një shesh të hapur, por në një rrugicë mes pallateve, ku dalloheshin vetëm qindra simpatizantë.
Në këtë takim ka pasur edhe përfaqësues të partive popullore europiane, simotra të PD-së në Europë, por edhe deri nga Venezuela.
Mes tyre ishte edhe Elmar Brook, miku personal i Sali Berishës, i cili mbajti fjalim elektoral pro PD-së dhe u shpreh se ashtu sikurse nxorën në pension homologun e kryeministrit shqiptar, ashtu më 11 maj shqiptarët do nxjerrin në pension edhe Edi Ramën.
“Berisha e ka çuar vendin tuaj drejt një të ardhme me të mirë, e ka anëtarësuar në NATO. Tani është koha që t’i jepet shansi i tretë Berishës. Atë që bëtë më 1990, bëjeni përsëri”, tha ai mes të tjerash. m.p.