Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit.

Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se u ka marrë 40 mijë lekë për operimin e djalit të tyre, ndërkohë që sot i mituri rrezikon të humbasë një testikul dhe duhet të rifutet sërish në operacion. “Përveç faktit që do operohet prapë, duhet të paguajmë prapë ” shprehet nëna për Fiks Fare.

Mamaja e djalit tha se mjeku Skënderaj pas përfundimit të ndërhyrjes kirurgjikale u ka kërkuar dhe ka marrë ryshfet 40 mijë lekë. E gjitha ka ndodhur para dy muajve në Spitalin Rajonal të Fierit ku djali i tyre iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale e cila nuk doli e suksesshme. Aktualisht djali duhet të rioperohet për përdredhje testikulare dhe nëna pohon se duhen sërish lekë për të paguar mjekun.

Familja nuk u ndal vetëm me ankesën verbale. Babai i djalit e takoi vetë mjekun dhe e regjistroi me kamera të fshehtë. Gjatë bisedës, mjeku mohoi se kishte kërkuar para para operacionit, por nuk përjashtoi marrjen pas tij – një detaj që lë të kuptohet se pagesa është bërë, pavarësisht mënyrës dhe kohës.

Gjatë takimit, babai i dha mjekut edhe shumën prej 20 mijë lekësh për operacionin e dytë, të cilat u pranuan nga mjeku pa asnjë hezitim. Madje mjeku pasi futi lekët në xhep sqaroi të atin e pacientit se bëri maksimumin në sallën e operacionit , por nuk e shpëtoi dot testikulin.

Gazetarët e Fiksit kanë intervistuar mjekun Musa Skënderaj, i cili tha se në spital atë ditë nuk kishte mjek specialist për atë ndërhyrje, por e kreu vetë. Ndërkohë për paratë ai mohoi të ketë marrë për operacion, por u shpreh se i kishte marrë për shërbimin online që ju ka dhënë familjarëve. Pra 60 mijë lekë në total për telefonata me prindërit e pacientit. m.p.

Të fundit

Ministri Vengu: Presim 2 helikopterë të Emirateve Arabe e 1 Canadair nga Greqia

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend vijon të jetë dinamike,...

Flamingot në Nartë, Rama shpërndan videon me pamjet mahnitëse

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga laguna e Nartës. "Magjike"! Kështu shkruan Edi Rama në profilin e tij në Facebook. Për më tepër, shihni...

Të huajt nuk do mbahen në burgjet angleze, ç’do ndodhë me shqiptarët?

Shumica dërmuese e të huajve që kanë kryer krime dhe që shpallen fajtor nga sistemi i drejtësisë në Britani do të deportohen menjëherë në...

MEKI: News24 dhe Panorama kanë një qira të papaguar ndaj shtetit prej 2 mln €

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka bërë një tjetër reagim që hedh poshtë pretendimet e medias Panorama (kompania Shoqëria Panaroma Group sh.a.) dhe...

Poliçani i “kryqëzuar” para flakëve, kryebashkiaku kërkon përforcime

Një tjetër zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj te diele zonën përreth Uzinës së Armëve në Poliçan, hera e dytë kjo brenda pak ditësh. Burime...

Lajme të tjera

Web TV