Zbardhen detaje të sherrit mes kushurinjëve në Fier, babë e bir shoqërohen në polici

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sherr mes kushërinjve ka përfunduar në dhunë fizike me sende të forta në fshatin Cakran të Fierit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku 37-vjeçari Miri Sulaj, në bashkëpunim me djalin e tij, kanë dhunuar rëndë 44-vjeçarin Eduard Sulaj, i cili është djali i xhaxhait të 37-vjeçarit.

Eduard Sulaj ka pësuar lëndime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore të Cakranit.

Për shkak të plagëve të rënda dhe gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim të specializuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas incidentit, babë e bir janë larguar nga vendngjarja, por janë lokalizuar dhe arrestuar disa orë më vonë nga efektivët e Policisë së Fierit në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”./E.S

Të fundit

Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak, përjashtohet Endri Shabani

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është zhvilluar me debate ditën e sotme. Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Julian Hodaj...

Kurti goditet me vezë, pezullohen 3 efektivë policie sepse nuk reaguan

Tre efektivë të Policisë së Kosovës janë pezulluar për 72 orë për shkak të mungesës së reagimit pasi eskorta e kryeministrit në detyrë Albin...

Italia në kërkim të një trajneri, ja 3 kandidatët kryesorë

Italia është në kërkim të një trajneri, pas largimit të Lucciano Spalletit. Emrat që përfliten janë të shumtë, ndërsa 3 prej tyre janë më...

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin: Siç ka thënë Sekretari Rubio…

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjete sociale mesazhin e sekretarit të shtetit, Marco Rubio, i cili dhe njëherë tjetër shpreh angazhimin e...

Shqiptarit në Itali i gjendet 2.5 mln euro kokainë dhe mbi 50 mijë euro cash

Drogë që do të sillte fitime deri në 2 milionë e gjysmë euro, i është sekuestruar një shqiptari në Peruxhia. Guardia di Finanza e...

Lajme të tjera

Web TV