Të lumtur që po gjejnë avokatë për humbjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mero Baze

Elmar Brok, një pensionist evropian që merr honorare nga bizneset afër Berishës në Hamburg për të ardhur në Shqipëri, u vu në pozitë të vështirë nga një e re e PD-së, e cila gjithë shpresë iu drejtua duke e pyetur se, nëse “ua vjedhin votat” më 11 maj, a do t’i ndihmojë ai të mos njihen zgjedhjet në Shqipëri.

Dhe ai iu përgjigj se do të bëjnë gjithçka, por është mirë që ata të shkojnë njëherë në Parlament.

Pyetja ngjalli duartrokitje të forta në sallë, çka tradhton në të vërtetë pritshmërinë reale që kanë demokratët për 11 majin. Ata presin humbjen dhe janë të gëzuar e shpresëplotë që dikush do ta justifikojë humbjen e tyre. Është kjo arsyeja pse më shumë u duartrokit pyetja e vajzës, sesa përgjigjja e Brok-ut.

Ideja se PD do të humbasë, pastaj nuk do të njohë zgjedhjet apo do të braktisë Kuvendin, nuk është as ndonjë ide e re, as ndonjë praktikë e re. Është ajo që PD dhe Berisha kanë bërë gjithë jetën, që kur kanë humbur.

Në vitin 1997 e braktisën Kuvendin dhe rihynë në qershor të 1998.

Në vitin 2001 e braktisën Kuvendin dhe hynë në shkurt të 2002.

Pas zgjedhjeve të 2017-ës, i dogjën fare mandatet.

Pas zgjedhjeve të 2021-shit mund ta kishin përsëritur këtë marrëzi, por filloi lufta civile brenda PD-së dhe nuk kishin më armik të jashtëm, por armik të brendshëm.

Tani natyrisht që do ta përsërisin prapë.

Kjo nuk është as e re dhe as befasuese për Shqipërinë.

E vetmja gjë e re në këto zgjedhje është se tani të gjithë kanë shpresë se ai budallallëk që kanë bërë katër here, mund të ketë sukses herën e pestë.

Lexo edhe :  Sa para ka fituar Cristiano Ronaldo që kur u transferua në Arabinë Saudite

Ndaj janë më entuziastë që do humbin, por do gjejnë avokatë të mos njihen zgjedhjet, sesa të ishin normalisht të gëzuar që do fitonin.

Kështu që tani PD ka përpara dy beteja.

Beteja e parë dhe më e shtrenjtë është për të pastruar Berishën.

6 milionë dollarëshi i parë ka ikur zyrtarisht, ndërsa nën dorë mund të jetë disa herë më shumë. Garantor qenka një person me emrin Nuredin Seci, i cili ne Tropojë njihet si alpinist. Duket që ështe thjeshtë “Presta Nome” i Familjes.

Pas kësaj, do t’u duhen edhe para për të justifikuar humbjen. Dhe ato do të gjenden sipas këtij stili.

Shumicën natyrisht do ta marrë LaCivita, pasi ai realisht është kontraktuar më shumë për t’i mbrojtur nga humbja sesa për t’i çuar në fitore.

Prandaj deri më 11 maj nuk ka ndonjë gjë të re.

Të gjithë pagesat e marrin vlerën pas 12 majit, kur fillon beteja për të mbrojtur Berishën nga PD-ja dhe nga SHBA-ja./e.t

Të fundit

Ndërprerja e internetit, a është bota e sigurt?

nga Leonard Veizi Një hije u shtri papritmas mbi botën dixhitale.Një heshtje e pazakontë pushtoi ekranet, aplikacionet, platformat që përdorim...

Në kërkim për tentativë vrasjeje/ 25-vjeçari arrestohet dhe ekstradohet nga Spanja

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në vijim të operacionit...

“Do të godasim bazat dhe anijet”/ Irani kërcënon SHBA, Britaninë dhe Francën

Irani ka paralajmëruar se konflikti do të përhapet në ditën në vijim edhe në bazat amerikane në rajon. Sipas mediave të huaja, gjithashtu Irani ka...

Aksidenti ajror në Indi/ Ja sa do të paguhen familjet e pasagjerëve që humbën jetën

Drejtori ekzekutiv i Air India konfirmoi të premten se 241 nga 242 personat që ndodheshin në bordin e fluturimit me destinacion Londrën, i cili...

Sëmundja e murtajës/ Tentoi të sillte bagëtitë, arrestohet një person në Kapshticë

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka intensifikuar kontrollet lidhur me transportin e bagëtive të imta nga vendet fqinje. Në pranga ka rënë një person...

Lajme të tjera

Web TV