Balluku jep lajmin: Më 8 maj, testi i parë i uljes së avionit në aeroportin e Vlorës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 8 maj, në Aeroportin e Vlorës do të kryhet testi i parë i uljes së avionit në pistën e gjatë prej 3.8 kilometrash. Lajmin e ka dhënë zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë një takimi mbi ecurinë e projekteve strategjike në fushën e transportit ajror dhe detar në Vlorë.

“Më datë 8 maj, vetëm pas pak ditësh, do kemi testin e parë te uljes në pistën prej 3.2 kilometrash këtu në Vlorë duke i lënë pastaj gjithë kohën disa mujore, por brenda sezonit veror për të nisur operimet zyrtare nga Aeroporti i Vlorës, aeroporti i gjithë shqiptarëve”.

Sipas saj ndërtimi dhe bërja funksionale e Aeroportit të Vlorës do të krijojë 1200 vende punë për të gjithë ata persona, që duan të punojnë dhe kontribuojnë në sektorin e  Aviacionit Civil.

“Aeroporti i Vlorës është aeroporti i parë që ka bërë bashkë 3 komponentë. Komponenti i parë është ai aviacionit civil, pra transporti i pasagjerëve, komponenti i dytë është mirëmbajtja e avionit, pra një nënsektor i ri në Shqipërisë, i cili do të sjellë punësimin e qindra djemve dhe vajzave. Një aeroport me impakt të jashtëzakonshëm pune dhe të ardhurash. Komponenti i tretë do të jetë ai i kargos. Vlora pret në vitin e parë të operimit 3 milionë pasagjerë. Parashikohen 1200 vende pune, një pjesë e të cilëve kanë nisur rekrutimi. Pagat në Aviacionin Civil janë paga shumë të ngjashme me vendet e tjera evropiane. Kapaciteti maksimal është në 4.5 milionë”.

Gjithashtu Balluku njoftoi se Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave aeroportit të Vlorës, VLO.

“IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesit Ajror) ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO”. /e.t

Të fundit

Moti bën kthesën e papritur/ Ja si do të jenë temperaturat në muajin Maj

Në një lidhje telefonike, meteorologia Ladja Porja ka treguar se si do të jetë moti për muajin maj. Sipas...

Shkrimtarja gjermane Alexandra Fröhlich gjendet e vrarë brenda shtëpisë ‘lundruese’

Romancierja e njohur gjermane, Alexandra Fröhlich, u gjet e vdekur brenda shtëpisë 'lundruese' në Hamburg. Sipas policisë ishte djali ai që e gjeti 58-vjeçaren...

“Giro d’Italia vjen në Shqipëri”/ Rama: 180 çiklistë profesionistë garojnë në rrugët tona

Giro d’Italia vjen për herë të parë në Shqipëri. Lajmin e bën të ditur vetë kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në...

Fëmijët e Vlorës kontribuojnë për ‘Shtëpinë e Evropës’/ Rama ndan pamjet

Për ndërtimin e “Shtëpisë së Evropës” në Tiranë, e cila do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj, do të kontribuojnë edhe...

Lavrov sulmon BE-në dhe Kievin: Po pengojnë planet e armëpushimit

Në vazhdën e kërcënimeve të reja për sanksione nga Donald Trump, Rusia ka minimizuar distancën me Shtetet e Bashkuara, duke siguruar se pozicionet e...

Lajme të tjera

Web TV