Aktorja Demi Moore zbulon rolin që e tmerronte në fillimet e karrierës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demi Moore, një nga emrat më të njohur të Hollywood-it, ka fituar një sërë çmimesh prestigjioze gjatë karrierës së saj, nga Golden Globes te Screen Actors Guild Awards. Viti i kaluar ishte i veçantë për aktoren amerikane, pasi fitoi për herë të parë një Golden Globe dhe ishte shumë pranë marrjes së një çmimi Oscar për rolin e saj në filmin “The Substance”, ku interpreton një yll të vjetër të Hollywood-it, Elisabeth Sparkle.

Që në vitin 1995, Moore u bë aktorja më e paguar në botë, dhe sot, 30 vite më vonë, ajo është përfshirë në listën e 100 personave më me ndikim në botë të revistës Time.

Megjithatë, edhe pse skenat e forta të filmit “The Substance” mund të dukeshin sfiduese, Moore ka rrëfyer se roli që vërtet e tmerronte ishte ai që mori në adoleshencë. Në një intervistë për PEOPLE, 62-vjeçarja u ndal te roli i saj si gazetarja Jackie Templeton në serialin “General Hospital”, ku luajti nga viti 1982 deri në 1984.

“Momenti i parë që më dha një ndjesi se ëndrra ime mund të bëhej realitet ishte kur fitova rolin në General Hospital, një serial shumë i suksesshëm në atë kohë,” tha ajo. “Në fakt, seriali ishte në kulmin e suksesit sepse Elizabeth Taylor sapo kishte qenë një e ftuar speciale.”

Aktorja kujton: “Ishte një muaj para ditëlindjes sime të 19-të. Ishte një punë e vërtetë me pagë të rregullt. Kjo do të thoshte që nuk më duhej një punë tjetër për të jetuar, mund të mbështetesha vetëm te aktrimi, që ishte ëndrra ime”.

Duke parë një foto publicitare nga ajo kohë, Moore tha se dukej “shumë e rregulluar”, duke shtuar: “Isha jashtëzakonisht e emocionuar, por duke parë këtë foto tani, besoj se isha edhe shumë e trembur”.

Lexo edhe :  Khloé Kardashian zbulon spektaklin e ri televiziv: Është diçka shumë emocionuese

Megjithatë, roli në “General Hospital” i hapi rrugën suksesit: në vitin 1984 u shfaq në filmin “Blame It on Rio”, që u prit shumë mirë nga kritika. Vetëm një vit më pas, Moore luajti në “St. Elmo’s Fire “dhe në 1986 në “About Last Night…”. Por kulmi i suksesit erdhi në vitin 1990 me filmin “Ghost”, i cili u bë filmi me fitimet më të larta të atij viti. m.p.

Të fundit

Projekti për ish-Uzinën e Autotraktorit, Hoxha-opozitës: S’ka arsye për t’u shqetësuar!

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njëherësh drejtues politik i njësisë 1 në Tiranë, komentoi akuzat e opozitës se projekti...

Pas kallëzimit të Këlliçit, Arbjan Mazniku merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku raportohet se është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. Mësohet se marrja në pyetje e Maznikut është bërë...

Doktor hajduti

Ylli Pata Doktor hajduti, alias Sali Kulla, ka zbuluar së fundmi se Amerika nuk është ai që thoshte kurvi: Ai xhandari ndërkombëtar, ajo luftënxitësja, ajo...

Justin Bieber humb gjyshin: Mezi pres të të shoh në parajsë

Gjyshi i Justin Bieber, Bruce Dale, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Këngëtari ka dashur t’i japë lamtumirën e fundit me një postim...

2200 bimë kanabis dhe 578 fidanë, sekuestrohet një sasi e madhe droge në Vaun e Dejës

Në fshatin Vig të Vaut të Dejës janë gjetur në 2 zona të fshatit Vig, 2200 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara...

Lajme të tjera

Web TV