Shfaqet autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të celularit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autizmi është kthyer në problem serioz edhe në vendin tonë, teksa një në 31 fëmijë po lind me çrregullime të spektrit të autizmit ndikuar nga shumë faktorë qofshin gjenetike ose jo.

Megjithatë, një tjetër lloj autizmi duket se po e kultivojmë vetë çdo ditë, duke i lënë fëmijët që të vegjël fare me telefona celularë në duar.

“Është njëlloj si autizmi me të njëjta simptoma, duke i krijuar vonesa në zhvillim, në të folur. Po hasim fëmijë që fillojnë flasin në moshën 3-vjeç. Deri në 2 vjeç në mënyrë kategorike e ndaluar”, shprehet logopedi, Elis Musaraj.

Fëmijët e lindur më çrregullime të spektrit diagnostikohen vonë në vendin tonë pasi jo vetëm prindërit, por edhe edukatoret nëpër çerdhe apo kopshte nuk janë të trjnuar të arrijnë të dallojnë herët simptomat. Ekspozimi i këtyre fëmijëve ndaj telefonave apo ekraneve shkakton dy fish dëme.

“U shton ankthi, lëvizje te përsëritura, vonesa në komunikim”, thekson logopedi Musaraj.

Rritja e shifrave të autizmit në Shqipëri njësoj si në vende të tjera kërkon ndërhyrje të strukturave shtetërore për të mbështetur familje që kanë në anëtar me çrregullime të spektrit dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mbështetje nëpërmjet kempit./TCH./E.S

Të fundit

Incident i pazakontë në ring, luftëtarin rus e zë korrenti pas fitores! (VIDEO)

Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë...

“A mund të vdes, të lutem?”

Lufta e Izraelit në Gaza nuk ka të bëjë më me zhdukjen e terroristëve. Ajo është shndërruar në një fushatë për vrasje masive të...

Luixhi Pirandelo, revolucionari i identitetit dhe realitetit në letërsinë moderne

28 qershor 1867 Nga Leonard Veizi Çfarë jemi, në të vërtetë? Një trup që lëviz nëpër hapsira të panjohura? Një maskë që vendoset dhe hiqet sipas...

Sa fituan Asllani me shokë nga kalimi i grupit në Botërorin e Klubeve?

Pjesëmarrja në edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube nuk është vetëm çështje prestigji, por edhe një burim i rëndësishëm të ardhurash...

PS në Kongresin Zgjedhor të SPD gjermane, mbështetje për reformat dhe integrimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko, përfaqësuan PS në Kongresin Zgjedhor të Partisë Social...

Lajme të tjera

Web TV