“Departamenti i Shtetit është i korruptuar?” Debati Dudushi-Sulo për lobimin e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A do t’ia dalë PD të heqë non-gratën e Berishës dhe të normalizojë marrëdhëniet me administratën Trump? Si do të ndikojë ky lobim në zgjedhjet e 11 majit?

Të ftuar në Top Story, Arjon Sulo dhe Alban Dudushi patën një ‘përplasje’ sa i përket kësaj çështje, që sipas Sulos ishte një vendim i padrejtë.

Sulo: Non-grata e Berishës ishte vendim i padrejtë, i lobuar nga PS dhe Yuri Kim. Çdo veprim për ta hequr atë, është një gjë e drejtë, çmimi nuk ka rëndësi.

Dudushi: Pse loboi Yuri Kim për këtë? Premisa që thua ti është e padrejtë, e lobuar nga Rama dhe Yuri Kim.

Sulo: Non-grata e Berishës është e padrejtë me gjithë gjynahet që ka bërë Berisha. Berisha s’ka bërë më shumë se çfarë i kanë bërë të gjithë liderët Shqipërisë. Pse Berisha po dhe Rama, Nano, Meta dhe Basha jo? Është bërë me lobim. Është bërë e padrejtë sepse z.Rama dhe znj. Yuri Kim…

Dudushi: Po thua që ishte i korruptuar Departamenti i Shtetit. Thuaj që ishte i korruptuar Sekretari i Shtetit.

Sulo: Qenke i çuditshëm ti. Unë po them që ka ndodhur një lobim nga qeveria dhe Departamenti i Shtetit për t’i rënë në qafë drejtësisë në Shqipëri, për t’i rënë në qafë opozitës. m.p.

Të fundit

Rama-komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët se janë hakmarrës dhe inatçorë!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të lidhjeve direkte “Sy m’sy”, ku ka diskutuar...

Balla, thirrje shqiptarëve të Greqisë/ Tërhiqni sa më shpejt zarfin me fletën e votimit

Nga Athina, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë bashkatdhetarëve shqiptarë në Greqi që ende nuk kanë tërhequr...

“Blackout” i energjisë, Spanja dhe Portugalia shpallin gjendjen e emergjencës

Qeveritë e Spanjës dhe Portugalisë kanë shpallur gjendje emergjence pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike , ndërsa operatorët e rrjetit po përpiqen të rikthejnë...

Veliaj në qeli/ Rama-komentuesit: Ku i ke parë dorëheqjet me asociacion?

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe akuzave se duhet të largohet për shkak se ka persona të qeverisë në burg. “Ku i ke parë këto dorëheqjet me...

“Travel Off Path”/ Pse Shqipëria po bëhet destinacioni kryesor turistik në Evropë?

Evropa të sjell në mendje imazhe të bulevardeve madhështore pariziene, rrënojave të lashta romake dhe plazheve spanjolle të mbushura me diell, sipas “Travel Off...

Lajme të tjera

Web TV