Balla, thirrje shqiptarëve të Greqisë/ Tërhiqni sa më shpejt zarfin me fletën e votimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Athina, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë bashkatdhetarëve shqiptarë në Greqi që ende nuk kanë tërhequr zarfin e votimit, ta bëjnë atë pa humbur kohë.

“Tani ajo që na duhet dhe që duhet nga secili prej jush është që ata që nuk e kanë tërhequr ende të lidhen menjëherë dhe të shkojnë ta marrin vetë zarfin me fletën e votimit,” theksoi Balla, duke nënvizuar se koha është vendimtare për të garantuar që çdo votë të mbërrijë në Shqipëri brenda afatit, ora 19:00 e datës 11 maj 2025.

Balla risolli në vëmendje se ky proces është historik, pasi për herë të parë diaspora ka të drejtën e votës dhe çdo votë e hedhur është një mbështetje e drejtpërdrejtë për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama.

“Për t’i dhënë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste një fitore si asnjëherë tjetër, falë votës tuaj, falë votës së diasporës,” shprehet Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla nga Athina.

Balla falënderoi shqiptarët që tashmë kanë votuar dhe i ftoi të gjithë ata që e kanë tërhequr fletën e votimit ta dorëzojnë menjëherë në pikat postare të DHL, ose të nënkontraktorëve të saj, Kurier apo Speedex, në mënyrë që të sigurohet mbërritja në kohë e votës në Shqipëri për numërim më 11 maj./e.t

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV