“Ka plasur xhelozia”/ Tomor Alizoti: Rama të dalë në debat me mua, e ha të gjallë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tomor Alizoti ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, duke përdorur shprehjen e tij të famshme tashmë, se e ha të gjallë.

“Është fshehur edhe vetë duke bërë monolog me veten para pasqyrës se ka frikë të përballet.

Ja ku e ka Doktorin, kryetarin e partisë, le të dali në debat. Po deshi le të dalë me mua, se unë kam qejf ta ha të gjallë.

Megjithëse ai nuk hahet, atë mund ta hajë ky i Elbasanit, mister bifteku, po t’i hedhë pak kripën e Nustretit që ka ngrënë në Dubai.

Na ishte mërzitur edhe një nga intelektualët më të mëdhenj të përmasave botërore, Taulant Balla, ishte shqetësuar edhe ai për nivelin e bisedës.

E kuptoni sa qesharakë dhe njëkohësisht sa frikacakë janë. Sepse kanë një armatë si Kinostudio dikur, ne jemi bio, të djathë me shpirt, i duam përballjet.

Edhe ju që dilni merrni vota për çunin e Kristaqit, ai e ka në gjenetikë, e ka të trashëguar që i ha shokët e vet, do ju hajë edhe juve.

Ka edhe një lloj xhelozie ndërmjet dashurisë mes meje me Doktorin, që kam thënë hajde Doktor se të kanë frikë.

Doktor, të kanë frikë, doktor. Kështu që çuni i Kristaqit të mos bëjë monolog, po hajde përballu.

Mos u mbështet tek bandat, por tek njerëzit dhe ju qytetarë, dhe ju intelektualë duhet të shqetësoni për më shumë se gjysmën e shqiptarëve janë rrugëve”, tha ai./E.T

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV