Qarku Durrës, rekord për mbërritjen e votave nga diaspora deri më sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eduard Zaloshnja

KQZ-ja u ka dërguar pothuaj 246 mijë zarfe emigrantëve të regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Sot, tetë ditë para ditës së zgjedhjeve, kanë mbëritur në KQZ pothuaj 132 mijë vota nga emigrantët, ose 53.5% (shihni tabelën e mëposhtme).

Sipas përqindjes së mbërritjes së votave në KQZ, kryesojnë qarqet Durrës (64.7%), Tiranë (60.7%), Dibër (59.3%). Fundin e tabelës e mbyllin qarqet Vlorë (45.1%), Korçë (44.6%), Gjirokastër (38.8%).

Qarqet jugore duket se vuajnë nga ngadalësia e filialit të DHL-së në Greqi, ku pothuaj çereku i të regjistruarve për të votuar nuk i kanë marrë ende në dorëzim zarfet e dërguara nga KQZ. Informacione episodike nga zona të ndryshme të Greqisë, bëjnë fjalë për zgjedhës që banojnë në zona rurale atje, që u duhet të shkojnë 1 orë larg për të marrë zarfin, ose për zarfe që u lihen nëpër dyqanka apo nëpër fqinjë.

KQZ-ja duhet ta zgjidhë problemin e Greqisë me DHL, sa ka ende kohë deri më 11 maj!

/e.t

Të fundit

Sonte Letoni-Shqipëri! Ku transmetohet ndeshja?

Kombëtarja shqiptare i rikthehet sot sfidave për kualifikimin në Kupën e Botës 2026 me ndeshjen në transfertën e Rigas...

Petkoviç paralajmëron takim trepalësh në Bruksel

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, ka paralajmëruar se gjatë së martës në Bruksel do të zhvillojë një takim me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi,...

Një kantier ndërtimi 143-vjeçar: Antoni Gaudí dhe Sagrada Famìlia e tij

Një nga veprimet e fundit të Papa Françeskut ishte shpallja “të nderuar” e Antoni Gaudí-t, arkitektit të Sagrada Familia-s, një bazilike që ka qenë...

I vunë flakën në det velierës me kokainë, prokuroria: Mbi 100 vite burg

SPAK lexon pretencën për operacionin "flakë në det". Prokuroria lexoi vetëm marzhin e dënimit, ata kërkohet që të shpallen fajtorë për “Trafikimi i narkotikëve”,...

Egjipti i Lashtë: Manuali i Mumifikimit Një papirus 3,500-vjeçar zbulon detaje të papara më parë rreth procedurave të mumifikimit, duke përshkruar në veçanti se si...

Lajme të tjera

Web TV