Nga Monada Mehmeti, Strasbourg
Gjatë Presidencës Hungareze dhe e promovoi hapur zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor madje duke ushtruar presion që procesi si të ecë përpara. Gjatë Presidencës Hungareze anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte prioritet.
U mbajtën konferenca ndërkombëtare, u hap Cluster 1 dhe 6 që patën rëndësi të veçantë sepse u kalua nga faza formale në negociata reale.
BE vendosi që Shqipëria të ecë më vete në proces dhe kjo u zbatua në shtator të 2024 që më parë bllokohej nga Maqedonia e Veriut dhe problemet e saj me Hungarinë. Kjo ndarje bëri që procesi të përshpejtohet. Me një fjalë Presidenca Hungareze ishte pozitive për Shqipërinë sepse nga procesi i “pritjes” kaloi në negociata reale dhe progres konkret. Pra themi që Hungaria ishte proaktive dhe jo neutrale gjatë Presidencës së saj, pra realisht në “lojë”.
Viktor Orbán ka pasur marrëdhënie të afërta me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski që mori azil në Hungari dhe kjo ka krijuar debat në mes të shqiptarëve në rajon.
Hungaria e njeh Kosovën si shtet dhe kjo është pozitive por ka lidhje të forta me Aleksandar Vučić e Serbisë, dhe ky fakt është parë me dyshim nga shqiptarët.
Në përfundim, shqiptarët mund ta kujtojnë Orbán si një lider që ndihmoi konkretisht në avancimin e procesit të integrimit europian, por njëkohësisht si një figurë kontroverse për shkak të aleancave të tij në rajon.

