Veliaj sjell projektin e sheshit në fund të Bulevardit të Ri: Tirana moderne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sjellë sot në vëmendje një nga projektet më ambicioze për kryeqytetin: ndërtimin e sheshit ceremonial në fundin e Bulevardit të Ri. Me një financim prej 11 milionë euro nga qeveria e Katarit, ky projekt synon të sjellë më shumë hapësira të gjelbra, pedonale dhe argëtuese për qytetarët.

Sheshi i ri pritet të jetë një pikë referimi urbane me parqe në të dyja anët e lumit, ambiente çlodhjeje dhe aktivitete për të gjitha grupmoshat.

“E keni parë se si do të duket sheshi fundor në Bulevardin e Ri?

Me ndihmën e qeverisë së Katarit, e cila na ka miratuar grantin 11 milion euro për realizimin e ketij super projekti, do t’i japim Tiranës sheshin ceremonial që meriton , me plot hapësira pedonale për qytetarët, parqe në të dyja anët e lumit, si dhe hapësira të tjera çlodhëse e argëtuese për fëmijët dhe të rriturit.

Mezi pres të bëhet realitet, si shumë xhevahire të tjera që kemi ndërtuar në Tiranën tonë”,shkruan Veliaj. m.p.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV