Përfaqësuesi i PD: Kutitë e Greqisë bëjnë me turp bastionet socialiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se procesi i votimit të Diasporës, veçanërisht në Greqi, është minuar nga parregullsi të shumta, çka sipas tij e bën atë të pavlefshëm.

“Kemi parë rezultate nga votat e Diasporës në Greqi të cilat do të turpëronin edhe bastionet më të thekura socialiste. Rezultate që e japin PS në çdo kuti votimi me një maxhorancë me mbi 90%. Në raste të caktuara, si në Berat dhe Gjirokastër, kemi pasur rezultate 98% për PS dhe pjesa tjetër për partitë e tjera, rezultate këto që do të turpëronin edhe kohën e Diktaturës. Për fat të keq, vota e Diasporës është manipuluar në mënyrë të frikshme. Një proces tërësisht të përçudnuar që nuk përfaqëson vullnetin e bashkëkombësve tanë, veçanërisht në Greqi”, tha Kaso nga Parku Olimpik, ku po numërohen votat e Diasporës, raporton A2 CNN.

Ai shtoi se të gjitha parregullsitë janë denoncuar jo vetëm nga PD, por edhe shoqatat e Diasporës. “Jemi njohur edhe me shoqata të Diasporës që kanë kallëzuar procesin në SPAK, kanë kallëzuar me emër dhe mbiemër drejtues të Partisë Socialiste. Kemi pasur mijëra denoncime që para se të mbyllej procesi. Është denoncuar fakti që zarfet nuk u kanë mbërritur në shtëpi dhe kur kanë shkuar në zyrat postare për t’i marrë i gjenin zarfet sikur ishin plotësuar. Kemi pasur dhjetëra raste të dokumentuara të shkeljes së kontratës nga operatorët postarë të nënkontraktuar nga DHL, të cilët kanë bërë gjithçka në kundërshtim me garancinë bazë të procesit. I gjithë procesi i Greqisë është nul dhe bie poshtë”, shtoi ai. m.p.

Të fundit

Drama sekrete para dasmës, zbulohet përplasja e Meghan Markle që zemëroi Mbretëreshën

Meghan Markle thuhet se “qortoi” aq ashpër një nga përgjegjësit për menunë vegane të dasmës së saj, saqë Mbretëresha...

E futur në një qese të zezë, gjendet e vdekur foshnja në mes të mbeturinave

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë ku një foshnje është gjetur e pajetë në një pikë grumbullimi të mbeturinave. Sipas asaj...

Barcelona-Leao, palët janë dakord! Problemi është se Milani e tepron me kërkesat

Rafael Leao ëndërron që t'i bashkohet Barcelonës këtë verë. Lajmi raportohet nga El Nacional, sipas së cilës sulmuesi portugez i Milanit e sheh këtë verë...

“Mitsotakis e dinte për fitoren e Ramës”, çfarë po paralajmëron Fredi Beleri?

Eurodeputeti Fredi Beleri ka folur së fundmi lidhur me rezultatin zhgënjyes të së djathtëve në zgjedhjet e 11 Majit. Për Shqipëria Live, ish-kryebashkiaku i Himarës...

Shkëlqimi i lojtarëve të Shqipërisë: Daku shënon dy gola, Ramadani eurogol, Muçi asist

Kampionatet europiane të futbollit janë në fazën përfundimtare dhe grumbullimi i Kombëtares shqiptare po afrohet. Kuqezinjtë kanë në kalendar dy sfidat e radhës kualifikuese...

Lajme të tjera

Web TV