DEA thirrje qytetarëve: Na informoni për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë me dije se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve është aktive në vend. Në një postim në rrjete sociale, ambasada vë në dispozicion edhe kontaktin me DEA-n për këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës dhe pastrimit të të ardhurave nga droga.

Në reagim, thuhet se të dhënat do të mbahen të fshehta, ndërsa shton se SHBA-të mbeten të përkushtuara të punojnë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimit të parave.

“Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta.

Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.”, thuhet në reagimin e ambasadës./E.T

Të fundit

“Tik-Tak”/ Evi Kokalari publikon foton me Berishën: Po të troket ora…

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro amerikane, ka postuar në rrjetet sociale një foto ku ajo shfaqet në krah të kreut...

Ku i ka provat Saliu?

Nga Spartak Ngjela Ish-kryeministri Sali Berisha, në të njëjtën kohë dhe kryetari i Partisë Demokratike, ka deklaruar se: "misioni i tij politik do të përfundojë...

Mori mandatin e katërt/ Rama: Më ka zënë belaja me kolegët!

Gjatë intervistës me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), Rama fol për fitoren e tij në zgjedhjet e...

Martesat brenda fisit, ja qyteti i shkatërruar nga sindroma e veçantë

Në një nga zonat më të izoluara të Brazilit, në lokalitetin Serrinha dos Pintos, në veriperëndim të vendit, është zbuluar një përhapje shqetësuese e...

12 milionë turistë për 2024/ Rama: Do të preferoja që Shqipëria të bëhej një “Itali” e re

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), platforma globale...

Lajme të tjera

Web TV