Last Updated on 08/05/2026 by Monika
Është mbyllur zyrtarisht protesta e 8-të kombëtare e opozitës. Kreu i PD-së, Sali Berisha dha një deklaratë për mediat nga selia blu, ku dënoi veprimet e policisë në protestën e sotme dhe bllokimin e marshimit. Ai u shpreh se marshimi ishte paqësor, ndërsa theksoi se kryengritja nuk do të ndalet.
“Sot regjimi dëshmoi fytyrën e tij të vertetë. Bllokoi marshimin tonë paqësor. E garantoj se do të ketë të gjithë përgjegjësinë që meriton. Miq nuk ka polici në botë që mund një popull kryengritës. Ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve: ja të vdesim, ja të rrojmë për liri. Beteja jonë ësjhtë kryengritje kundër mafies më të rrezikshme që ka njohur Shqipëria. Asgjë nuk iu dekurajoi ju sot, as terrori i policisë, as moti. Kjo kohë do marrë fund. Ja pse jemi ne në këmbë. Në mënyrë absolute asgjë nuk na mposht. Edi Rama të ardhme nuk ke, fundi jot është i pashmangshëm. Sot Edi Ramna nxorri nga arrest ii shtëpisë Mirlindën sepse ajo e kërcënoi. Ne jemi shqiptarë që nuk pajtohemi kurrë me këta hajdutë dhe këta kriminelë. Ne do fitojmë. Beteja vazhdon edhe më të pamposhtur dhe më të fuqishëm se kurrë më parë”, tha kryedemokrati.
Ndër të tjera, ai deklaroi se ishte në dijeni për bllokimin e rrugës nga policia me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hitës.
“Nëse Skënder Hita mendon se na bëri kurth gaboi. Ne e dinim se ai kishte bllokuar rrugën. Ne kishim disa rrugë ku mund të shkonim po shkuam vetë aty. Ne kemi një strategji paqësore, të njerëzve të pamposhtur”, u shpreh Berisha.
I pyetur nëse protesta e radhës do të mbahet para apo pas zgjedhjeve për kryetar të PD-së, Berisha tha se ende nuk ka një përgjigje.
“Nuk kam një përgjigje por protesta do të jetë e fuqishme. Cdo protestë e jona lidhet me një regjim antishqiptar. Këta që mbushin sheshin janë heronj të vërtetë”, tha kryedemokrati./mxh
