Shehi flet pas dorëheqjes/ Dhashë shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit, dha dorëheqjen.

Shehi theksoi se me këtë dorëheqje ka dhënë shembull demokracie. Ai shtoi se PS fitoi sepse nuk ka alternativë.

Sipas Shehit, Berisha nuk duhet të ishte në garë në zgjedhje.

Dashamir Shehi: Isha kryetar i koalicionit me Djathtas 1912 dhe dhashë dorëheqjen. Edhe shoqëria ka ndryshuar shumë. Pse dhashë dorëheqjen nuk është fundi i botës. Dhashë një shembull demokracie. Në politikë kanë hyrë dhe faktorë të rinj. Duhet t’ju hapim rrugë të rinjve. LZHK ka një emër dhe besoj do qëndrojë si emër. PS fitoi, se nuk kishte alternativë. Edhe PS ka rënë në vota, por se PD ka humbur shumë më tepër vota. Edhe programet nuk votohen, njerëzit pyesin nëse atë që votojnë a e sjell në pushtet. Njerëzit votojnë vetëm lidershipin politik, jo programet. Negociova dhe me parti të tjera të vogla për koalicion, por nuk ia dola. Ne betejën e humbëm pa hyrë në zgjedhje. Unë kam qenë dy herë jashtë parlamentit dhe mund ta bëjë politikën dhe jashtë parlamentit.

Marrëveshja ka qenë që Rama do jetë kryeministër dhe Berisha kryetar opozite dhe kjo po ndodh. Vjedhje votash në Shqipëri ka pasur e do ketë, por diferenca 300 mijë vota është shumë. Ka rënë profili ideologjik, është luftë votash dhe luftë interesash. Qeveria vjedh, por edhe PD ka njerëz të korruptuar dhe nëse do vinin vetë në pushtet do vidhnin edhe ata. Prandaj, çdo gjë është biznes. Në politikë sot nuk fiton dot po nuk ke para, duhet të jesh biznesmen njëherë e më pas të hysh në Kuvend. Sali Berisha as nuk duhet të kishte hyrë në këtë garë. Opozita ka konsumuar personazhet. Një pjesë kanë humbur fytyrën./e.t

Të fundit

Humbja e zgjedhjeve/ Berisha i bën kërkesën e çuditshme Trump

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas operacionit të fundit “Ura”, duke bërë një thirrje drejtpërdrejtë ndaj...

Fustani blu nuk u vesh kurrë

Në një fshat të vogël, atje ku koha ngul kapëset e mëngëve në shinat e inercisë, por lodhja vrapon si tajfun, jetonte një nënë....

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime!

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për vendosjen e tarifave prej 50%...

Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj,...

Arsyeja përse Sali Berisha është kaq i qetë pas 11 Majit

Mero Baze Sali Berisha është shumë i relaksuar. Nëse i hidhni një sy intervistës së tij tek “Opinion” i Fevziut, dukej sikur kishte arritur ëndrrën...

Lajme të tjera

Web TV