Mbledhja urgjente, Vuçiç i jep urdhra ushtrisë të veprojë kundër Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas kërcënimeve të drejtpërdrejta, Serbia shkon një hap më tej kundër Kosovës duke dhënë urdhra për ushtrinë. Gjatë mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë, presidenti Aleksandër Vuçiç ka dhënë direktiva për Forcat e Armatosura për të vepruar, siç u tha, për të mbrojtur serbët nga ngacmimet e Prishtinës Zyrtare, shkruan A2 CNN.

“Ne jemi dëshmitarë çdo ditë, pa precedent, të zbatimit të hapave të njëanshëm që kërcënojnë pakicat, në këtë rast serbët. Në kuptimin politik, është shprehur ngacmimi nga institucionet e Prishtinës. Kjo çështje ka merituar vëmendjen jo vetëm të Këshillit, por edhe më gjerësisht, në aspektin e përcaktimit të përfundimeve dhe udhëzimeve”, tha Milan Mojsilloviç, Shef i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë.

Shefi i shtabit të Ushtrisë së Serbisë konfirmoi përcaktimin e detyrave për forcat e armatosura, ministrinë e mbrojtjes dhe atë të brendshme kundër Kosovës, por pa dhënë shumë detaje lidhur me veprimet që priten.

“Për këtë qëllim, u mbetet institucioneve dhe organeve kompetente në Republikën e Serbisë të merren me pozicionet operative dhe të tjera që na janë paraqitur, përmes formës së përfundimeve, direktivave dhe detyrave që janë përcaktuar sot”, tha Mojsilloviç.

Mojsilloviç sqaroi se në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë së Serbisë është diskutuar për sigurinë në rajon. Sipas tij, presidenti Vuçiç prezantoi përbërjen e zgjeruar të një dokumenti jo-ligjor të përgatitur nga Gjermania dhe Franca, i cili ka të bëjë me Republikën Srpska dhe Bosnjën e Hercegovinën. “Ky dokument e ndërlikon pozicionin e Republikës Srpska. Drejtuesit e mbledhjes përcaktuan udhëzime, caktuan detyra dhe dhanë udhëzime se si Serbia do ta trajtojë këtë”, tha Mojsilloviç pas seancës, e cila zgjati më shumë se një orë e gjysmë. m.p.

Të fundit

Manastirliu: Po investojmë që 1 mijë shkolla të kenë laboratorë inteligjentë!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në shkollën “Gjon Buzuku” në Tiranë, ku ndoqi nga afër...

Samiti në Tiranë, nënkryetari i PD sulmon liderët evropianë: Na e keni shpifur!

Jo vetëm Sali Berisha, por në sulm për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt më 16 maj në Tiranë, janë “lëshuar” edhe...

Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi prekës i bashkëshortes

Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e...

“Mamma mia, çfarë copash”/ Pritësi italian lumturohet për drogën që i dërgojnë shqiptarët

Media ka siguruar pjesë të përgjimeve të SPAK për dosjen Ura, përmes të cilave është bërë e mundur dokumentimi i trafikut ndërkombëtar të drogës...

Gjatë fushatës drejtuesit politikë rrinin në kafe te lokali i PD/ Me kë e ka Berisha?!

Kreu i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me faktin se disa drejtues politikë të Partisë Demokratike në qarqe nuk kanë...

Lajme të tjera

Web TV