Last Updated on 24/05/2025 by adminfjala
Enada Hoxha ka folur sërish lidhur me divorcin nga Gerd Vaso, një ndarje që befasoi publikun, i cili ishte mësuar t’i shihte gjithmonë bashkë. Balerina dhe koreografja e njohur theksoi rëndësinë e punës së saj, sidomos mbështetjen emocionale që ajo i ka ofruar në këtë periudhë të veçantë.
E pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari për rolin e punës gjatë kësaj kohe, Enada u shpreh me mirënjohje se angazhimi profesional ka qenë një burim i fortë force dhe stabiliteti për të.
“Ka qenë shumë e rëndësishme dhe falë punës, gjithçka po kalon për mrekulli. Jo vetëm unë, por besoj se është një e vërtetë që në këtë botë vijmë vetëm dhe ikim vetëm. Duhet të jemi falënderues dhe mirënjohës Zotit për njerëzit që na rrethojnë me dashuri, që na mbështesin. Unë kam pasur fatin të kem pranë njerëz të jashtëzakonshëm — që nga ata me të cilët jetoj, te familjarët e mi e deri te miqtë që më japin dashuri çdo ditë. Zemra ime është plot”, tha Hoxha./E.Ç