Menjëherë pas përfundimit të Big Brother VIP Albania, Miri ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin UËTËFË Show.
I pyetur nga moderatorja Artemis Senja nëse ishte i zhgënjyer që çmimin e madh e fitoi Selin, ai u shpreh:
“Unë nuk jam i zhgënjyer për asgjë, sepse nuk jam futur aty për të fituar çmimin e madh, por për të fituar zemrat e publikut. Ndaj, atë që doja, e fitova.”
“Kam fituar simpatinë e njerëzve dhe kjo është më e rëndësishme se çdo çmim,” shtoi ai.
I pyetur nëse ka komunikuar me Selin, ai u përgjigj me shaka:
“Kush është kjo?”
Por deklarata që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte ajo lidhur me fitoren e Selin. Sipas tij, dinamika që ai krijoi brenda shtëpisë ka ndikuar drejtpërdrejt në rrugëtimin e saj drejt fitores.
“Pasi dola, më pyetën nëse fitorja e Selin ishte falë meje. Ndoshta përgjigjen duhet ta japë vetë ajo, por unë mendoj që po, ishte edhe falë meje,” tha Miri.
Një tjetër temë që u diskutua gjatë intervistës ishte marrëdhënia e tij me bashkëshorten, e cila ka qenë shpesh në qendër të komenteve gjatë qëndrimit të tij në shtëpi. Miri i hodhi poshtë të gjitha aludimet për krisje apo pakënaqësi nga ana e saj.
“Ajo ishte shumë krenare për atë që unë kam dhënë aty. Ka pasur shumë besim te gjërat që unë do të bëja dhe çdo gjë që ka ndodhur në atë shtëpi, ajo e ka kuptuar shumë mirë se çfarë kam bërë. Ka qenë forca ime që unë isha shumë i qetë dhe i bindur për atë që po bëja, sepse duke e njohur mirë dhe duke e ditur kush është ajo, isha shumë i sigurt në vendimmarrjet e mia dhe në strategjinë e lojës.”/mxh
