Mori mandatin e katërt/ Rama: Më ka zënë belaja me kolegët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë intervistës me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), Rama fol për fitoren e tij në zgjedhjet e 11 majit ku mori mandatin e katërt.

Rama nuk kurseu ironinë duke thënë se e ka zënë belaja me kolegët të cilët e pyesin “si është e mundur që je socialist, ke fituar katër mandate?”

Referuar kësaj Rama është shprehur se ndoshta fiton se nuk është socialist i mirë.

Pjesë nga intervista

Richard Attias: Z. Kryeministër, pak ditë më parë, ju u rizgjodhët për mandatin e katërt me radhë, që është historike për Shqipërinë. Cilat do të jenë tri përparësitë kryesore tuajat për këtë mandat?

Kryeministri Edi Rama:  Së pari, më duhet të ndaj me ju që jam zënë paksa në bela me kolegët socialistë, sepse kur dikush më pyeti, “si është e mundur që je socialist, ke fituar katër mandate?”

Richard Attias: Ndodh, sepse jeni humanist.

Kryeministri Edi Rama: “Çfarë do t’u thoshe të tjerëve?” I thashë: “Dëgjo, nuk di ç’të të them. Ndoshta fitoj, sepse nuk jam një socialist i mirë.” Tani që flasim, tri gjërat kryesore për ne janë BE-ja, BE-ja, BE-ja. Dritarja e mundësisë është hapur. Është shumë e trishtë që na duhej Putini, që kjo dritare mundësie të hapej, sepse ishte agresioni i tij kundër Ukrainës që i zgjoi të gjithë nga gjumi dhe e ktheu në veprim mesazhin përherë shumë të qartë, por vetëm me fjalë, se një ditë, Europa do të jetë e bashkuar. Unë shpresoj që edhe zgjedhja e Donald Trump-it do ta shtyjë Europën të kthejë në veprime gjërat e duhura. Nëse ne ia dalim, atëherë katër mandatet do t’ia kenë vlejtur.

Richard Attias: Çfarë roli po luajnë gratë në modelin e ri të Shqipërisë?

Kryeministri Edi Rama: Kur nisëm fushatën, doja që ajo të hapej me gratë, kështu që gjysma e parë e fushatës ishte takime me gratë. E filluam më parë me gratë dhe vajzat në vijën e parë, në partinë tonë dhe pastaj u shtrimë përtej. Një ditë – e dini, ndonjëherë kur bën fushatë mund të thuash gjëra që nuk janë të paqortueshme dhe që mund të ndezin diskutime – pra, një ditë thashë, shikoni, po mobilizojmë gratë, sepse 56 për qind e grave dhe vajzave në Shqipëri votojnë për ne. Kjo është një forcë e madhe dhe, nëse kemi gratë, kemi votuesit për herë të parë, atëherë na duhen vetëm gjysma e burrave, sepse gjysma tjetër janë çyrykë. Kjo ndezi një debat të madh.

Lexo edhe :  Asgjësohen mbi 1 mijë fidanë kanabis në Shkodër, në kërkim autorët

“Si mund të thotë ai që gjysma tjetër janë çyrykë?” Meqë, prej natyre, jam kokëfortë, ngula këmbë dhe u thashë: “Dëgjoni, nuk ka lidhje se jeni çyrykë se nuk votoni për mua, por se ai që nuk kupton që, në këtë moment, na duhet të bashkohemi për të hyrë në BE, çka është për të gjithë ne, socialistë a demokratë, është çyryk. Dhe, në fund, kjo solli një numër edhe më të madh grash që na votuan dhe burrat, po ashtu, ishin mirë, arritëm ca më shumë se gjysmën e tyre dhe fituam një shumicë dërrmuese. Pastaj, ua shpjegova se çdo burrë i zgjuar e kupton që, po, gratë janë forca shtytëse. Kemi punuar shumë për këtë, sepse në këtë vend, kemi kaluar dy faza.

Njëra, ishte fazë e gjatë disashekullore, gjatë së cilës gratë trajtoheshin… Kanuni i famshëm, ka anën e shndritshme të mikpritjes, ka edhe anën mjaft të errët për gratë, e konsideron gruan si një prej kafshëve të shtëpisë, bagëti. Kur erdhi komunizmi, fliste për emancipim, por ajo çfarë bëri ishte që i detyroi gratë të dilnin nga shtëpia, të punonin. Por komunizmi ishte kundër anës femërore, kundër së bukurës, e donte çdo gjë njësoj dhe gratë paraqiteshin si burra, thuhej se ishin të forta si burrat.

Edhe në pikturat e fotot e propagandës, nuk shihje kurrë një grua të bukur. Pastaj, kur erdhi liria, patëm një valë të parë të Miss Albania, Miss Tirana, Miss Shkolla, madje edhe Miss Kopshti, sepse ishte një lloj reaksioni për të nxjerrë në pah anën femërore. Megjithatë, as kjo nuk ishte mënyra e duhur. Kur mora kryesimin e Partisë Socialiste, nisëm të vendosnim kuota, të ftonim gratë dhe vajzat të merrnin pjesë dhe kështu ndryshuam gjithçka dhe ia vlen, ia vlen shumë./e.t

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV