Luciano Spalletti ka shprehur pakënaqësi ndaj Edon Zhegrovës pas ndeshjes Juventus-Bologna. Trajneri kritikoi mungesën e disiplinës taktike dhe vendimmarrjen e dobët të lojtarit.
Aktivizimi i Zhegrovës ka qenë i kufizuar, shpesh duke mbetur në stol ose duke hyrë si zëvendësues pa ndikim.
Pas ardhjes së Spallettit, roli i tij në skuadër është reduktuar ndjeshëm. Juventus ka nisur të kërkojë profile të tjera për krahun e sulmit.
Një largim në verë duket i mundshëm, me Besiktas, Everton dhe Monaco si opsione të përmendura. Zhegrova iu bashkua Juventusit në fund të verës së kaluar pas paraqitjeve pozitive te Lille.
Rinovimi i kontratës së Spallettit deri në vitin 2028 e vështirëson qëndrimin e tij në ekip./mxh
