Mero Baze: PD është e para që po njeh zgjedhjet e 11 Majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gënjesh dikë para zgjedhjeve, duke qenë politikan, është diçka që ndodh shpesh. Por të vazhdosh të gënjesh mbështetësit e tu edhe pas zgjedhjeve, kjo ndodh vetëm me Sali Berishën.

Premtimi për ruajtjen e votës në emër të partive politike është një premtim i rremë. Votat nuk i ruajnë partitë. Ato thjesht mund të kontribuojnë për një proces më të besueshëm. Votat i ruan kuadri ligjor, i rregulluar prej 34 vitesh në Shqipëri, i cili ka evoluar pas çdo pale zgjedhjesh në drejtim të garantimit të votës.

Çdo parti që premton se do të ruajë votat në zgjedhje, është duke marrë meritat e sistemit që ruan votat dhe garanton procesin. Por është një gënjeshtër e pranueshme para zgjedhjeve, për t’u dhënë besim mbështetësve.

Kur zgjedhjet mbarojnë dhe procesi çertifikohet, zgjedhjet nuk i ka më në dorë asnjë parti për t’i “njohur”. Ato thjesht mund të pranojnë me dhimbje mandatet që u ka dhënë elektorati, ose të mos i pranojnë ato.

Sali Berisha, jo vetëm që është duke i pranuar zgjedhjet, por është edhe duke tentuar të vjedhë ndonjë mandat pas zgjedhjeve, duke kërkuar rinumërim në Tiranë, me shpresë se do t’ia vjedhë një partie opozitare një mandat.

Pra ai jo vetëm që po njeh zgjedhjet dhe rezultatin që ka marrë, por po përpiqet ta përmirësojë atë dhe me një mandat më shumë. Një parti që refuzon rezultatin, refuzon në radhë të parë institucionet që çertifikojnë zgjedhjet dhe nuk përfshihet në betejë ligjore. PD, duke kundërshtuar rezultatet apo duke kërkuar rinumërim, jo vetëm që po njeh zgjedhjet, por po kontribuon në përmirësimin e sistemit – nëse ai ka gabuar. Për të mos thënë pastaj që po synon dhe të grabisë ndonjë mandat rrugës.

Lexo edhe :  Krimet zgjedhore, PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës në Shqipëri

Dhe kjo është një hipokrizi më e madhe se ajo para zgjedhjeve, kur besonte se po ky sistem dhe këto institucione do ta nxirrnin atë si fituese historik të këtyre zgjedhjeve, përmes magjisë që do të bënte LaCivita, i cili “e kishte lënë Edi Ramën pa gjumë”.

Tani që zgjedhjet mbaruan dhe KQZ çertifikoi rezultatin, PD – si një nga partitë humbëse të opozitës – jo vetëm që po e legjitimon këtë sistem, jo vetëm që ka premtuar se do të hyjë në Kuvend dhe do të marrë mandate, rroga, dieta e gjithçka tjetër, por po përpiqet edhe t’i marrë Agron Shehajt një mandat.

Nuk di çfarë duhet të bëjë më shumë një parti për të njohur zgjedhjet sesa kaq sa po bën Berisha. Dhe nuk di se si mund të tallet më keq se kaq një parti me zgjedhësit e vet, duke i konsideruar derra injorantë që nuk kuptojnë çfarë do të thotë të njohësh zgjedhjet dhe çfarë do të thotë t’i refuzosh ato.

Vetëm Sali Berisha e ka këtë aftësi: t’i tallë ata që lënë kokën pas tij deri në fund të jetës, pa iu dhimbsur aspak. As si budallenj. m.p.

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV