Last Updated on 07/05/2026 by EL
Seanca e sotme në Kuvend u shoqërua me debate e akuza mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjithashtu ‘përplasje’ pati edhe mes deputetit Erion Braçe dhe kreut të PD Sali Berisha.
Në një moment është kapur nga kamerat që Braçe, pas replikave të diskutimeve të forta mes tyre, ka shkuar drejt vendit ku qëndron Berisha i ulur. Siç shihet nga pamjet, ka një momenti ku Berisha i tregon Braçes diçka nga tableti.
Ky reagim i deputetit socialist erdhi pasi Berisha, nga foltorja e Parlamentit, lëshoi akuza ndaj qeverisë Rama për çmimet e larta të karburanteve në vend./et
