Erion Braçe: Dy fjalë për zgjedhjet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Erion Braçe ka komentuar nga Kuvendi i Shqipërisë retorikën e opozitës lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit, ku PD-ja pati një humbje të thellë.

“Unë dua të them dy fjalë për zgjedhjet. Nëse ka zgjedhje të vjedhura nga A te Zh-ja, por që vjedhura ama… Nëse ka një parti që i ka bërë të gjitha këto, është PD-ja e ’96-s. Këtu në këtë sallë kishte 156 deputetë dhe vetëm 9 deputetë të opozitës. Ka pasur një parti që e ka bërë këtë gjë në gjithë historinë 35-vjeçare të vendit. Në këto zgjedhje të flasësh për shfrytëzim të burimeve ekonomike, patjetër që mua më bën shumë përshtypje. Mjafton të shikosh sesi plani i taksave është tejkaluar me disa përqind; pra, njerëzve u janë grumbulluar paratë. Suficiti është më i lartë se ç’ka ndodhur ndonjëherë. Shpenzimet janë tkurrur, ndërkohë që njerëzve u janë mbledhur tatime dhe taksa, pavarësisht zgjedhjeve.”- tha Braçe./kb

Të fundit

Temperaturat e larta, ministrja Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin e verës

Temperaturart e larta në këto ditë vere sjellin nevojën për shtim të kujdesit ndaj vetes. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes...

Çfarë mungon në verën ideale për fëmijët? Hapësirat publike bujare

Të bëhesh prind të bën të shohësh qytetet ndryshe. Meritojmë më shumë sesa parqe të mbyllura dhe pishina për fëmijë me dry Rhiannon Lucy Cosslett Nuk...

Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes për përfundim të luftës në Gazë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje të dielën për përparim në bisedimet për armëpushim në konfliktin në Gazë, duke bërë thirrje që palët...

Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Të hënën, seanca e parë për dosjen “Partizani” – Berisha, dhëndri i tij dhe tre të akuzuarit e tjerë përballen me gjykatën Këtë të hënën,...

Noka sulmon SPAK-un: Albana Vokshit i thanë se do t’i rrëmbenin vajzën!

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike ka ashpërsuar sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit. Sekretari i Përgjithshëm i...

Lajme të tjera

Web TV