Last Updated on 05/06/2025 by adminfjala
Kuvendi ka miratuar këtë të enjte ndryshimet në buxhetin e vitit 2025. Në seancën e sotme plenare akti normativ u miratua me 71 vota pro dhe asnjë kundër.
Me shumicë votash kanë kaluar edhe disa nga aktet normative dhe marrëveshjet dypalëshe, si ajo e ratifikimit BE-Shqipëri për Doganat. Po ashtu, me 71 vota është miratuar marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën.
Në seancën plenare u miratuan projektligjet e rendit të ditës, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim. m.p.