Duka jep lajmin: Stadiumi Kombëtar do quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për pesë vitet e ardhshme, stadiumi do të vijojë të mbajë emrin “Air Albania Stadium”, në kuadër të një partneriteti të ri me kompaninë ajrore kombëtare.

Marrëveshja u firmos sot në Shtëpinë e Futbollit nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Administratori i kompanisë “Air Albania”, Sinan Isik.

Për Presidentin Duka kjo marrëveshje e re dëshmon vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Qendrës Sportive Kuq e Zi dhe Air Albania, një markë kombëtare me të cilën ndajmë të njëjtin vizion për promovimin e vlerave shqiptare.

“Jemi sot këtu për të ritheksuar një bashkëpunim që i ka dhënë vlerë jo vetëm sportit, por edhe një modeli të ri për mënyrën sesi futbolli shqiptar ndërvepron me botën e biznesit. Emri ‘Air Albania Stadium’ nuk është vetëm një emër komercial i vendosur mbi një impiant sportiv. Ai është dëshmi e një filozofie moderne, ku sporti, ekonomia dhe identiteti kombëtar ecin krah për krah.

Ky stadium ishte i pari në Shqipëri dhe ndër të parët në rajon që u pagëzua me një emër tregtar. Ishte një vendim novator, një hap i guximshëm, që tregoi se edhe në Shqipëri ka hapësirë për modele të qëndrueshme marketingu sportiv. Sot, me rinovimin e kësaj marrëveshjeje për pesë vitet e ardhshme, po tregojmë se ky treg jo vetëm që ekziston, por po zhvillohet.

‘Air Albania’ ka qenë dhe vijon të jetë një partner strategjik një kompani që e ka kuptuar rëndësinë e të qenë pjesë e emocioneve të përbashkëta, pjesë e imazhit ndërkombëtar të vendit tonë, pjesë e përfaqësimit të flamurit kuqezi brenda dhe jashtë fushës. Në emër të FSHF-së dhe QSKZK-së, dua ta falënderoj z. Sinan Isik dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij për këtë marrëveshje të re, për këtë akt besimi, për këtë angazhim afatgjatë”,- u shpreh Presidenti i FSHF-së. m.p.

Të fundit

Vëzhgimi veror: Stacione plazhi pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla

Fiks Fare ka bërë një vëzhgim nga veriu në jug, në dhjetëra stacione plazhi, për të parë nëse zbatohen...

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e progresit të bisedimeve

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të...

Aksionet evropiane shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Aksionet në të gjithë Evropën u mbyllën më poshtë të premten, ndërsa investitorët globalë vlerësuan se si fushata e tarifave e presidentit Donald Trump...

Achraf Hakimi akuzohet për përdhunim

Mbrojtësi maroken i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, i konfirmuar së fundmi si kandidat për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, mund të përballet me një...

E vranë dhe e copëtuan me sëpatë sepse harroi të përgatiste darkën? Nëna pranon krimin

“Bëra diçka monustroze, por ishte e nevojshme”, kështu ka deklaruar para grupit hetimor 62-vjeçarja Lorena Venier e cila ditë më parë vrau me sëpatë...

Lajme të tjera

Web TV