Last Updated on 02/05/2026 by EL
Java e 34 e kampionatit vjen me disa mungesa të rëndësishme për shkak të kartonëve të verdhë të akumuluar, duke ndikuar në disa skuadra në një moment delikat të sezonit, ku çdo pikë ka peshë vendimtare si për kreun ashtu edhe për mbijetesën.
Te Vora nuk do të jetë i gatshëm Serjan Repaj, ndërsa Flamurtari humbet Hamza Ramani për këtë javë vendimtare. Partizani duhet të bëjë pa Arafat Doumbian, ndërsa Teuta do të ketë mungesën e Vasil Zhongos. Te Vllaznia mungojnë Ardit Krymi dhe portieri Leon Maurice Pohls, dy mungesa që prekin si mesfushën ashtu edhe portën. Trajnerët tashmë janë të detyruar të gjejnë zgjidhje të shpejta, pasi në këtë fazë të sezonit edhe mungesat individuale mund të peshojnë sa një rezultat i plotë./et
