Last Updated on 05/06/2025 by adminfjala
Deputeti i Kuvendit Dashnor Sula foli sot në “Breaking” pas seancës parlamentare, duke kritikuar kolegët e tij të Partisë Demokratike.
Sula tha se u ndje i neveritur që ata u shfaqën të qeshur në Kuvend, dhe se tashmë ndihen të qetë vetëm sepse kanë siguruar rrogën edhe për 4 vite të ardhshme.
“Unë nuk e kam kafshuar gjuhën për atë që mendoj se do jetë e drejtë. Berisha dhe njerëzit e tij në shtator do jenë në Kuvend dhe do marrin rrogën. Demokratët janë rrugëve dhe po zhduken sepse nuk kanë shpresë.
Nëse PD nuk është në terezi… do vazhdojë në këtë rrugë? Do mbahet pas premtimeve të Berishës? Ndihem i neveritur në qasjen e ish-kolegëve të mi, të cilët vetëm për një rrogë, për rrogën e tyre personale… Demokratët e tjerë nuk e kanë hapësirën që të thonë se duhet një riorganizim i thellë i PD dhe këtë nuk e bën dot Berisha dhe asnjë nga personat që ka afër Berisha.
A do garoja unë për kryetar nëse largohet Berisha? Për mua personalisht, është gjëja e fundit që më shkon në mendje. Sot më ka ardhur neveri që kolegët e mi qeshnin kur fliste Spiropali. Qeshin sepse kanë siguruar rrogën e tyre edhe për 4 vite. Është e neveritshme.”- tha Sula. m.p.