Last Updated on 06/06/2025 by adminfjala
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, sot u pyet në lidhje me lajmin që qarkullonte në mediat serbe, se një gazetar nga Serbia ka spiunuar stërvitjen e kuqezinjve.
Sylvinho tha se nuk ka asgjë për të fshehur. Ai komentoi dhe praninë e tifozëve në stadium, teksa zbuloi se donte të sillte edhe babain e tij në Tiranë, por shtoi se është dhëtim i gjatë nga Brazili.
“Nuk kemi asgjë për të fshehur. Ata kanë parë ndeshjet tona të fundit. Dhe ne i kemi analizuar ndeshjet e tyre. Nuk mendoj se kanë kapur ndonjë element. Ata na njohin. Dhe ne i njohim. Të dyja kampet kanë lojtarë mjaft të njohur në arenën e futbollit botëror”. m.p.