Barcelona ka vendosur të vijojë bashkëpunimin me trajnerin Hansi Flick, pas rezultateve pozitive të këtij sezoni.
Skuadra katalanase kryeson kampionatin me 11 pikë diferencë nga Real Madrid dhe është pranë sigurimit matematik të titullit në La Liga.
Drejtuesit e klubit, me në krye Joan Laporta, kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës së trajnerit deri në vitin 2028, me opsion edhe për një sezon shtesë.
Flick, që mori drejtimin e ekipit sezonin e kaluar, ka fituar deri tani 4 trofe dhe pritet të shtojë edhe një tjetër. Paralelisht me këtë vendim, Barcelona ka nisur planifikimin për sezonin e ardhshëm.
Objektivi kryesor në merkato mbetet Julian Alvarez. Klubi synon të rikthehet në majat e futbollit europian. Rinovimi i trajnerit shihet si një hap i rëndësishëm në këtë drejtim./mxh
