Kjo është temperatura ideale për kondicionerin gjatë ditëve të nxehta të verës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e ditëve më të nxehta të verës, shumë prej nesh i drejtohen kondicionerëve për të krijuar një ambient më të freskët dhe të rehatshëm brenda shtëpisë apo zyrës. Por shpesh lind pyetja: cila është temperatura ideale që të ndiheni mirë, të kurseni energji dhe të mos rrezikoni shëndetin?

Sipas ekspertëve të klimës dhe shëndetit, temperatura optimale për kondicionerin gjatë ditëve të nxehta është rreth 24-26°C gjatë ditës dhe rreth 25-27°C gjatë natës.

Kjo temperaturë ndihmon trupin të përshtatet gradualisht me ambientin, shmang goditjen termike dhe mbron nga ndryshimet e befta të temperaturës që mund të ndikojnë në sistemin respirator apo të shkaktojnë dhimbje koke dhe lodhje.

Një tjetër arsye për të mbajtur një temperaturë të moderuar është kursimi i energjisë elektrike. Sa më i ulët të jetë temperatura e vendosur në kondicioner, aq më shumë punon pajisja dhe aq më i lartë bëhet fatura mujore. Një ndryshim prej vetëm një grade mund të sjellë deri në 5-7% më shumë konsum energjie./kb

Të fundit

E rrallë/ Zbuloi se ishte shtatzënë vetëm 17 orë para lindjes

Një grua 20-vjeçare, Charlotte Summers, ndau përvojën e saj të papritur të lindjes vetëm 17 orë pasi zbuloi se...

‘Përplasje’ mes Ramës dhe kreut të Bashkisë Konispol: Jepe ti dorëheqjen, nëse…

Vala e dorëheqjeve në bashkitë e vendit vijon pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për reformimin urgjent të stafeve lokale. Në Bashkinë e Sarandës, drejtorët...

Donin të digjnin mbeturinat, flakët u përhapën në pyje. Procedohen tre qytetarë në Fier

Tre persona janë proceduar penalisht nga policia në qarkun e Fierit, pasi dyshohen se kanë nisur zjarret që prej disa ditësh kanë pushtuar zonën. Bëhet...

Punonjësit e Policisë së Vlorës dhurojnë gjak për fëmijët e prekur nga Talasemia

Punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të komisariateve në varësi iu bashkuan nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, duke dhuruar gjak për...

Oficeri gjerman i sigurisë rrëfen ditët e krizës në Ambasadë në 1990-ën

35 vite pas krizës së Ambasadave, ku më se 5 mijë shqiptarë hynë në selitë diplomatike për t’i ikur komunizmit, Ambasada Gjermane në Tiranë...

Lajme të tjera

Web TV