Një studim i ri ka ngritur “alarmin” mbi mënyrën se si komunikojmë në ditët e sotme, gjithnjë e më shumë njerëzit po flasin më pak me zë çdo vit.
Studimi i publikuar në Perspectives on Psychological Science tregon se përdorimi i përditshëm i fjalëve të shqiptuara ka rënë me rreth 338 fjalë në vit, nga periudha 2005–2019.
Studiusit analizuan të dhëna nga më shumë se 2,000 pjesëmarrës me 22 studime të ndryshme, duke përdorur regjistrime audio nga jeta e përditshme. Pjesëmarrësit përfshinin gruomoshat nga 10 deri në 94 vjeç. Nëse në vitin 2005, një person mesatar fliste rreth 16,000 fjalë në ditë, në vitin 2019 numri ra në afro 12,700 fjalë në ditë.
Kjo rënie paraqitej edhe më e theksuar tek të rinjtë nën 25 vjeç, të cilët humbasin mesatarisht 452 fjalë të folura në ditë çdo vit, krahasuar me 314 fjalë tek të rriturit më të mëdhenj. Megjithatë, trendi shfaqet në të gjitha grupmoshat, që tregon se nuk është thjesht një fenomen i brezit të ri, por shfaqet në çdo moshë.
Shkak kryesor sipas studiuesve mbeten ndërveprimet e vogla të përditshme:si pyetjet për rrugën, bisedat e shkurtra me shitësin apo përshëndetjet me fqinjët, kolegët. Në vend të tyre, teknologjia po zë terren përmes mesazheve, aplikacioneve, rrjeteve sociale…
Megjithatë komunikimi përmes të shkruarit nuk e zëvëndëson plotësisht komunikimin me zë , i cili mbart tonin, ritmin, ngrohtësinë dhe praninë njerëzore. Bisedat me zë krijojnë lidhje sociale më të forta sesa komunikimi me shkrim edhe kur njerëzit mendojnë se të folurit mund të më jetë i sikletshëm sesa të shkruarit.
Në fund, fjalët e humbura nuk janë thjesht numra, ato përfaqësojnë kontakte të vogla sociale që po zhduken nga përditshmëria,humbja e një fondi leksikor të përditshëm, duke ndryshuar gradualisht mënyrën sesi ndërveprojmë me tjetrin./ET
