Sa para ka fituar Cristiano Ronaldo që kur u transferua në Arabinë Saudite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo më në fund ka konfirmuar se do të qëndrojë tek Al Nassr, pas shumë spekulimeve rreth së ardhmes së tij, dhe pritet të pasurojë edhe më tej xhepin e tij në Arabinë Saudite.

Ronaldo, i cili ishte i mbushur me emocione pas triumfit në Ligën e Kombeve me Portugalinë, realizoi transferimin që ndryshoi lojën drejt Lindjes së Mesme më 1 janar 2023, duke nënshkruar një kontratë dy vite e gjysmë pasi përfundoi periudha e tij e dytë te Manchester United me ndërprerje të ndërsjellë të kontratës.

Ky kalim erdhi si një surprizë e madhe dhe tronditi botën e futbollit, duke nxitur më pas edhe një valë transferimesh të yjeve të tjerë të njohur drejt këtij destinacioni.

Kontrata që nënshkroi Ronaldo e bëri atë futbollistin më të paguar në botë me një diferencë të konsiderueshme, thuhet se përfiton rreth 177 milionë euro në vit në Riad.

Duke marrë shiritin e kapitenit që në fillim të aventurës së tij, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka ruajtur formën e tij të jashtëzakonshme, duke gjetur rrjetën 99 herë në 111 ndeshje për Al Nassr dhe duke çuar totalin e tij në karrierë në klubet që ka luajtur në 800 gola.

Sa ka fituar Cristiano Ronaldo tek Al Nassr?

Ronaldo, që përfiton rreth 3,403,846 euro në javë, ka grumbulluar një pasuri që prej momentit që nënshkroi me Al Nassr.

Në dy vitet e para, ai ka përfituar 354 milionë euro dhe në vitin 2025 ka shtuar afro 68 milionë të tjera.

Kjo e çon totalin e të ardhurave të tij nga Al Nassr në rreth 422 milionë euro – pa përfshirë të ardhurat e mëdha që ai përfiton nga sponsorët dhe marrëveshjet e marketingut.

Lexo edhe :  Shkencëtarët më në fund zbulojnë se çfarë fshihet vërtet poshtë një vullkani

Të dielën, pasi udhëhoqi Portugalinë drejt një trofeu të tretë duke mposhtur Spanjën me penallti pas një barazimi 2-2 në ‘Allianz Arena’, Ronaldo qartësoi situatën e tij.

“E ardhmja? Asgjë nuk do të ndryshojë. Al Nassr? Po”, kishte deklaruar Ronaldo./e.t

Të fundit

Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Nesër, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore...

Një vit pas atentatit, plumbi që e ndryshoi përgjithmonë, reagon Trump

Në momentin kur plumbi i atentatorit kaloi centimetra pranë kokës së tij, Trump ishte duke parë një grafik mbi emigracionin, i vendosur në anën...

Plani i Izraelit për Rafahun do ishte krim, por e drejta ndërkombëtare s’e mbrojti Gazën

Raja Shehadeh* Palestinezët vijojnë të mbahen pas asaj që ne e quajmë sumoud – vendosmëria për të mos u dorëzuar dhe për të mos ikur...

Pse bota duhet t’i thotë “jo”, tani, luftës bërthamore

Nga Ambasador Zef Mazi *Ish-Asistent Special për Strategjinë i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore Ka disa kohë që po përmendet, si pa...

Treçereku i shqiptarëve e duan aksionin në territor, por pas përfundimit të sezonit veror

Nga Eduard Zaloshnja Aksioni i urdhëruar nga Rama në Lungomaren e Vlorës për spastrimin e territorit nga gjithfarë strukturash/tendash/çadrash/tavolinash pa leje apo me leje abusive...

Lajme të tjera

Web TV