Last Updated on 11/06/2025 by adminfjala
Konfirmohet rasti i parë më linë e majmunit në Shqiperi. Euronews Albania raporton se rasti i parë me sëmundjen infektive virale të shkaktuar nga virusi monkeypox është diagnostikuar tek një i ri i moshës 32 vjeç.
Gjithashtu raportohet se i riu ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe rasti është izoliuar sapo e kanë identifikuar.
Mësohet se i riu kishte udhëtuar jashtë vendit, të paktën kjo është ajo që ka treguar para mjekëve të cilët e lidhin këtë të fundit si shkak infektimi.
Kjo për shkak se deri më tani në Shqipëri nuk ishte identifikuar ose raportuar nga Instituti i Shëndetit Publik raste të prekura nga lija e Majmunit.
Simptomat e kësaj sëmundje janë temperaturë, dhimbje trupi, ënjtje të nyjave limfatike, skuqje dhe puçrra që shndërrohen në flluska me kore. m.p.