Last Updated on 16/06/2025 by adminfjala
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, iu drejtua opozitës me ironi, duke thënë se ata kalojnë nga dështimi në dështim me entuziazëm.
“Më vjen mirë që kolegët e listave të mbyllura të PD-së nuk e kanë humbur entuziazmin, më vjen mirë që jeni plot hare e nënqeshje. Meqë Flamuri i ka qejf shprehjet e mençura…”, tha ai nga foltorja.
“Uroj t’ju shtohet jeta se në fund të fundit, jemi vëllezër shqiptarë. Po a mos kujtoni se shqiptarët janë budallenj?”, shtoi Balla.
Më tej, solli në kujtesë koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore, duke veçuar një emër.
“Futët brenda vetes edhe kockat që kishin mbetur nga baba Like. Edhe pse futët gjeniun e futbollit ndërkombëtar Selami Jenisherin, të na japë ndonjë formulë për të fituar edhe ndeshjen me Serbinë. Hej Zot! Edhe ua paskemi ne fajin! Unë e di që strategjia më e mirë për të mos pranuar humbjen, është të mos pranosh rezultatin”, deklaroi ministri, ndërkohë që demokrati Flamur Noka replikonte nga vendi tejet i tensionuar.
“Ju jeni pengje të një mallkimi të madh”, tha Balla, referuar kryedemokratit Sali Berisha./e.t