“Farsa në kuti” po zhbën farsën e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Namir Lapardhaja

Rinumërimi dhe verifikimi i kutive të votimit në Dibër, Elbasan dhe Tiranë po nxjerr në pah se Partisë Demokratike dhe Sali Berishës jo vetëm që nuk u janë vjedhur votat, por në disa raste u janë shtuar padrejtësisht në dëm të partive të tjera më të vogla, ndërsa në raste të tjera, si në Dibër, kandidatët e saj kanë vjedhur njëri-tjetrin.

Gjithë narrativa për ‘farsën në kuti’ nuk qëndron dhe se ajo është përdorur si një alibi për të shmangur përballjen me të vërtetën e hidhur: refuzimin masiv nga qytetarët. Krahasuar me vitin 2021, Berisha ka humbur rreth 200 mijë vota, një ndëshkim i qartë për mënyrën e tij të të bërit politikë.

Nëse alibia e ‘farsës në kuti’ ishte strategji për të mbajtur gjallë bazën demokrate dhe për të zvarritur humbjen deri në shtator, kur Berisha pretendon se do të nisë “beteja e madhe kundër regjimit”, atëherë ai i ka bërë llogaritë gabim. Demokratët mund t’i gënjesh, ndërsa shqiptarët jo.

Do të kishte qenë më e mençur politikisht që kutitë mos të prekeshin dhe të ngelej vetëm si konspiracion se sa ndodhi kjo transparencë, e cila po u kthehet në bumerang dhe po i përplas disa të vërteta në fytyrë.

Sepse sot manipulimi nuk ndodh më në kutitë e votimit. Sot zgjedhjet fitohen para ditës së votimit.

Partia Demokratike nën drejtimin e Berishës nuk arriti të ngjallë besim, nuk arriti të ofrojë alternativë, dhe më e rëndësishmja nuk arriti të kthejë shpresën.

E nëse një forcë politike nuk ka më aftësinë për të frymëzuar dhe për të rikthyer shpresën, atëherë ajo është thjesht një strukturë e zbrazur që nuk i duhet më askujt./e.t

Të fundit

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës –...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Lajme të tjera

Web TV