Albin Kurti pret Rrahmanin: Sa herë ti fiton, bëhesh i paharrueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amir Rrahmani po kalon këto ditë pushimi në Kosovë. Kampioni i Italisë me Napolin, ka “zbarkuar” në Prishtinë, teksa së fundmi është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në zyrën e këtij të fundit.

Kryeministri Kurti i ka “rrëmbyer” kapitenit dardan edhe një fanellë të përfaqësueses së Kosovës. Ndërkohë që nuk ka krusyer edhe elozhet për qendërmbrojtësin, duke përmendur edhe disa prej ekipeve ku Rrahmani ka luajtur gjatë karrierës së tij.

Postimi i Albit Kurtit:

Nga Drenica në Shqipëri te Partizani i Tiranës, prej aty në Kroaci te Spliti, Lokomotiva dhe Dinamo e Zagrebit, dhe pastaj në Itali fillimisht te Verona dhe tash te Napoli, Amir Rrahmani është një nga lojtarët më të mirë e më të suksesshëm të Kosovës dhe të kampionit të Serie A, Napoli. Ai është shembull për t’u ndjekur nga sportistët tanë të rinj, sidomos futbollistët.

Bashkë me ministrin Hajrulla Çeku dhe deputetin e trajnerin e mirënjohur, Bylbyl Sokoli, me kënaqësi mirëpritëm kapitenin e Kosovës që është dy herë kampion i Italisë. E uruam për arritjet e jashtëzakonshme në futbollin profesionist e veçanërisht në një ekip si Napoli ku sa herë fiton bëhesh i paharrueshëm dhe ikonë për tifozerinë atje, si dhe e falënderuam për përfaqësimin e denjë të Republikës sonë e unë edhe për fanellën që ma dhuroi. m.p.

Të fundit

“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit

Ushtria izraelite ka rikthyer ndalimin e qasjes në Detin Mesdhe përgjatë Rripit të Gazës, një kufizim që është teknikisht...

Si ia doli Greqia të ringrihej nga gremina ekonomike

Në vitin 2011, Dimitra Plagkou përjetoi një nga momentet më të errëta të jetës së saj: e zhytur në borxhe, me biznesin e saj...

Kujtim Gjuzi iu bashkohet banorëve të Thethit: Shyqyr deri tani s’ka gjak, ndryshe…

Disa banorë të Mirditës kanë shkuar drejt fshatit turistik të Thethit për t’u solidarizuar me banorët, të cilëve u janë shembur objektet pa leje...

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Mallakastër, mbi 100 hektarë të djegura

Vatrat e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës janë riaktivizuar, duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe të gjera me ullishte, drurë dhe shkurre. Sipas...

Aleksandër Nevski, “Cidi” i Rusisë mesjetare i lavdëruar nga carët, komunistët e Putini

Aleksandër Nevski (1221–1263), Princi i Madh i Novgorodit dhe Vladimirit, është i famshëm për fitoret e tij - më së shumti Beteja në Akull...

Lajme të tjera

Web TV