Avokati nxjerr zbuluar Berishën/ Ja si po tenton t’i shpëtojë dorëheqjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë avokati Edmond Pretaj ka hedhur poshtë pretendimet për ekzistencën e të ashtuquajturit “treni bullgar” në zgjedhjet e fundit të 11 majit, duke i cilësuar veprimet e Sali Berishës si një përpjekje për të justifikuar humbjen.

Sipas Pretajt, Berisha synon të mbledhë dokumentacion për të ndërtuar një dosje që do t’u paraqitet ndërkombëtarëve, me qëllim të vërë në pikëpyetje procesin zgjedhor. Megjithatë, ai e cilësoi këtë si një strategji të pabesueshme dhe qesharake, duke theksuar se qëllimi i vërtetë është shmangia e përgjegjësisë politike pas humbjes në zgjedhje.

“Treni “Bullgar” nuk ekziston. Berisha nuk kërkon asgjë më tepër, përveçse të mbledhë prova juridike, për probleme të vogla që mund të kenë dalë gjatë procesit. Ai kërkon të paraqesë një dosje, për të paraqitur në ndërkombëtarët që ka probleme.

Ky është një justifikim dhe mua më duket qesharake, sepse kanë shumë kohë që vazhdojnë me teza që nuk prodhojnë besueshmëri. PD kërkon që të shtyjë certifikimin e zgjedhjeve.

Berisha nuk i njeh zgjedhjet, do të vazhdojë me këtë debat me kohë, do hyjë në Parlament, do i pranojë zgjedhjet dhe Komisioni Zgjedhor do i certifikojë. Berisha kërkon të shmangë rregullin, që nëse partia humbet zgjedhjet kryetari duhet të japë dorëheqjen”, tha avokati./e.t

Të fundit

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Lajme të tjera

Web TV